Prezentimi do të mbahet me DATË: 8 shtator 2011, në Hotel Grand – Prishtinë, në dy termine nga ora 9-12 dhe nga ora 13-16.
Për të parë cilit termin i takoni dhe tek cili zyrtar të drejtoheni për të marrë tokenët dhe dokumentet tjera klikoni në njërin nga terminet më poshtë:
Nëse i takoni kategorisë së Njësisë së Tatimpaguesve të Mëdhenj dhe nuk e gjeni veten në ndonjërën nga listat apo nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me këtë, ju lutemi drejtohuni tek znj. Hasime Shabanaj në e-mailin hasime.shabanaj@atk-ks.org.
Duke shpresuar se do të na bashkangjiteni në prezentim, ATK ju falenderon në bashkëpunim!
Me respekt,
Administrata Tatimore e Kosovës