Kjo përfshin tregtinë përmes faqeve të internetit, platformave vetanake ose ndërmjetësuese, si dhe rrjeteve sociale (p.sh. Facebook, Instagram etj.). Shitjet mund të realizohen në tri mënyra:
Çdo lloj marrëdhënieje ka rregulla specifike për trajtimin tatimor. Pra, varësisht nga këto relacione, zbatohen rregulla të përgjithshme dhe të veçanta për trajtimin tatimor të transaksioneve.
Influencerët (ndikuesit digjital), të njohur edhe si blogerë, vlogerë apo përmes emërtimeve të tjera, janë persona që kanë shumë ndjekës në rrjete sociale apo platforma digjitale dhe ndikojnë në mendimet, sjelljet apo vendimet e ndjekësve të tyre. Ata përdorin këtë ndikim për të promovuar produkte, shërbime apo ide në këmbim të kompensimit.
Influencerët veprojnë në rrjete dhe platforma të ndryshme sociale si Facebook (Meta), Instagram, Tik Tok, YouTube etj.
Influencerët apo ndikuesit digjitalë krijojnë dhe shpërndajnë përmbajtje si:
Kjo përmbajtje synon të ndikojë tek ndjekësit, duke i nxitur ata të blejnë apo përdorin atë që promovohet.
Platformat apo kompanitë u paguajnë këtyre personave kundrejt shfrytëzimit të ndjekësve të tyre për qëllime komerciale dhe pagesat bëhen përmes llogarive bankare apo formave tjera të pagesave në mënyrë elektronike.
Nëse një influencer fiton të ardhura (në para ose në forma tjera), kjo veprimtari konsiderohet aktivitet ekonomik (biznesor) dhe ai konsiderohet si person i vetëpunësuar, si dhe të ardhurat e tij janë të ardhura të tatueshme sipas legjislacionit tatimor në fuqi në Republikën e Kosovës.
Edhe mallrat ose shërbimet që influencerët marrin në këmbim të promovimit (p.sh. nëpërmjet këmbimit “barter”) konsiderohen të ardhura të tatueshme dhe tatohen sipas vlerës së tregut.
Pra, nëse një influencer merr falas mallra ose shërbime në këmbim të promovimit të tij tek ndjekësit, vlera e mallrave ose shërbimeve konsiderohen të ardhura të tatueshme sipas vlerës së hapur të tregut. P.sh. nëse një influencer pranon një aparat fotografik në vlerë prej 800 eurosh nga një kompani, në këmbim të promovimit në profilin e tij, edhe pse nuk merr para, ajo vlerë prej 800 eurosh llogaritet si e ardhur dhe është e tatueshme.
Shërbimet përmes burimeve të jashtme, të njohura edhe si “outsourcing”, përfaqësojnë një formë të bashkëpunimit afarist ku një person fizik apo një kompani, ofron shërbime për një palë tjetër (zakonisht kompani), pa qenë i punësuar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga ajo kompani.
Pra, personat që ofrojnë shërbimet e tyre të ashtuquajtura “punë e burimeve të jashtme”, të njohura si “outsource work” janë ata persona që ofrojnë shërbime të aktiviteteve profesionale të ndryshme për klientët (porosidhënësit) e tyre të jashtëm dhe punojnë nga distanca, përmes internetit si: në zhvillimin e aplikacioneve softuerike, të përkrahjes teknike, shitjes, shërbimet për klientin, të dizajnit etj.
Të kontraktohet puna përmes “burimeve të jashtme” (në anglisht “outsource work”) do të thotë të delegohet detyra interne (e brendshme) e kompanisë për punëtorët e jashtëm, si: kontraktorët e kompanisë, freelancer-ët (persona të pavarur), persona të tjerë si të vetëpunësuar, ose te një biznes tjetër. Nëse merret përsipër punë nga një kompani tjetër, konsiderohet se është pranuar “punë përmes burimeve të jashtme” (outsourcing work).
Shembull për ilustrim: Një dizajner grafik në Kosovë pranon të krijojë logon dhe identitetin vizual për një kompani në Gjermani. Ai nuk është i punësuar në kompani, por ofron shërbimin si i vetëpunësuar, në bazë të një kontrate për shërbim. Pas dorëzimit të projektit, ai paguhet përmes bankës. Kjo e ardhur është subjekt i tatimit në Kosovë dhe ai është përgjegjës ta deklarojë dhe paguajë tatimin sipas legjislacionit tatimor në fuqi në Republikën e Kosovës.
Punonjësit e pavarur, të njohur si freelancerë, janë individë të vetëpunësuar që ofrojnë shërbime profesionale për klientë të ndryshëm, pa qenë të punësuar në mënyrë të rregullt në ndonjë kompani apo organizatë. Ata zakonisht punojnë në bazë të projekteve ose kontratave afatshkurtra, duke vepruar si kontraktues të pavarur.
Freelancerët gëzojnë fleksibilitet në orarin dhe vendin e punës dhe mund të ofrojnë shërbime si për klientë brenda vendit, ashtu edhe për ata ndërkombëtarë. Ata zakonisht janë profesionistë të specializuar në fusha të caktuara, si: teknologjia e informacionit (TI), inxhinieri, mjekësi, financa, juridik, gazetari, dizajn grafik apo arkitekturë, art, përkthim, zejtari etj.
Të ardhurat e realizuara nga freelancerët konsiderohen të ardhura të tatueshme dhe trajtohen në përputhje me legjislacionin tatimor në fuqi në Republikën e Kosovës.
Shembuj të situatave të zakonshme për freelancerë: