Blogimi (angl. blogging) dhe mediat sociale janë mënyra të ndryshme të komunikimit digjital, të cilat ndonëse dallojnë në qëllimin dhe mënyrën e përdorimit, janë të ndërlidhura ngushtë në funksionin e tyre për të angazhuar audiencën në internet.
Blogimi mund të zhvillohet si një aktivitet rekreativ (hobi), por edhe si një aktivitet ekonomik me qëllim përfitimi (biznes).
Blogimi është proces që nënkupton krijimin dhe publikimin e përmbajtjeve të ndryshme si artikuj, fotografi apo materiale multimediale, në një faqe interneti. Karakteristikat e tij përfshijnë gjuhën joformale, një atmosferë të qetë, përditësime të rregullta, këshilla dhe një nivel të lartë të angazhimit të klientit.
Ndërsa platformat e mediave sociale përdoren për përditësime të shpejta, ofrojnë formate të ndryshme me përmbajtje të shkurtër si: tekst, fotografi, video etj. Ato janë të dizajnuara për komunikim të shpejtë dhe për një shtrirje të gjerë të audiencës.
Pavarësisht këtyre dallimeve, si blogimi ashtu edhe mediat sociale, mund të shërbejnë si mjete të fuqishme për marketingun e përmbajtjes dhe ndërtimin e një prezence të qëndrueshme në mjedisin digjital.
Blogimi nënkupton procesin e krijimit dhe publikimit të postimeve në një blog – një faqe interneti.
Faqja e internetit mund të jetë në pronësi të një individi ose një kompanie. Përmbajtja e blogut zakonisht përfshin tekste, fotografi apo media të tjera me karakter informues, edukativ apo promovues.
Kjo përmbajtje zakonisht përfshinë artikuj, opinione, udhëzime, komente apo analiza të cilat përqendrohen rreth një teme specifike.
Blogimi përfshin disa aktivitete kryesore që lidhen me krijimin dhe menaxhimin e përmbajtjes në një blog, si;
Një blog është një platformë digjitale në internet, ku një individ apo grup personash publikojnë përmbajtje në mënyrë të vazhdueshme, zakonisht të fokusuar në një temë të caktuar. Përmbajtja mund të përfshijë tekste, fotografi, video apo forma të tjera të komunikimit dhe informimit digjital.
Blogjet mund të kenë karakteristika të ndryshme, varësisht nga qëllimi i krijimit të tyre. Ato mund të jenë:
Blogjet janë të rëndësishme sepse mund të kontribuojnë në rritjen e vizitueshmërisë (trafikut) në faqet e internetit të bizneseve ose individëve, si dhe mund të jenë burim i të ardhurave, përmes reklamimit, sponsorizimeve apo shitjes së produkteve dhe shërbimeve.
Në mediat sociale, termi “trafik” i referohet numrit të vizitorëve ose përdoruesve, që arrijnë në një faqe interneti përmes platformave si Facebook, Instagram, YouTube, LinkedIn etj. Ky tregues është një matës kryesor që ndihmon në vlerësimin se sa mirë po funksionojnë aktivitetet në mediat sociale dhe sa efektivisht po tërhiqen përdoruesit drejt faqes apo shërbimeve online. Për shembull, nëse një postim në Facebook sjell një numër të konsiderueshëm vizitorësh në faqen zyrtare, kjo tregon për një trafik të lartë nga mediat sociale.
Shembull ilustrues:
Një blog (një shkurtim i weblog) është një faqe interneti me karakter informues, që përmban shënime ose postime të ndryshme, shpesh joformale dhe zakonisht me stil të thjeshtë dhe personal, si një ditar. Postimet në blog shfaqen në mënyrë që postimi më i fundit të jetë gjithmonë në krye të faqes, duke u paraqitur i pari për vizitorët.
Blogimi konsiderohet si një “hobi” kur bëhet për kënaqësi personale dhe nuk ka qëllim fitimin financiar. Pra, në këtë rast, blogimi është me karakter jo komercial (aktivitet jo ekonomik), nuk ka karakter tregtar apo ekonomik, që do të thotë se nuk gjeneron fitim ose përfitime financiare.
Thjesht, blogimi si një hobi është një aktivitet personal, kreativ apo informues për të ndarë përvoja dhe ide, pa qëllime për të gjeneruar të ardhura.
Blogimi konsiderohet një aktivitet biznesi ose ekonomik, nëse plotëson këto kushte:
Në praktikë, nuk ka rregulla të sakta për kohëzgjatjen apo shtrirjen, prandaj kriteri kryesor është nëse blogimi ka qëllim dhe mundësi për të sjellë fitim. Fitimi i blogerit duhet të jetë i tillë që të gjenerojë një të ardhur të arsyeshme që arsyeton kohën dhe përpjekjet e investuara nga blogeri.
Nëse blogimi klasifikohet si aktivitet tregtar, atëherë të gjitha të ardhurat e realizuara nga ai blog konsiderohen të ardhura nga aktiviteti i pavarur, gjegjësisht aktiviteti ekonomik (biznesi) dhe i nënshtrohen trajtimit tatimor sipas legjislacionit tatimor në fuqi në Republikën e Kosovës.
Një bloger mund të pranoj një konsideratë si kompensim nga një kompani për krijimin ose publikimin e përmbajtjes në blog. Ky kompensim nuk do të thotë se duhet të jetë gjithmonë në para, por mund të jetë edhe në formë të mallrave ose shërbimeve, nëpërmjet marrëveshjeve të këmbimit (barter).
Furnizimi i shërbimit nga blogeri konsiderohet i kryer kundrejt pagesës (tërësisht ose pjesërisht), nëse ai merr drejtpërdrejt ose tërthorazi kompensim në para ose në natyrë për atë furnizim, qoftë nga personi që është furnizuar apo ndonjë person tjetër.
Çdo kundërvlerë e marrë për shërbimet e ofruara, pavarësisht natyrës së saj – monetare, mallra apo shërbime të tjera – konsiderohet si kompensim për furnizimin e shërbimit të blogerit.
Në rastet kur një bloger krijon përmbajtje (artikuj, video, postime etj.) për promovimin e produkteve apo shërbimeve të një kompanie, ose kontribuon në rritjen e shikueshmërisë dhe prezencës së saj në treg, dhe për këtë pranon ndonjë formë shpërblimi apo kundërvlerë (konsideratë), atëherë nga pikëpamja e tatimeve konsiderohet se ka kryer një furnizim të shërbimeve – konkretisht shërbime të reklamimit apo marketingut.
Ky lloj furnizimi përbën objekt tatimi për TVSH dhe, si i tillë, është i tatueshëm me normën standarde të TVSH-së në Kosovë, e cila është 18%. Kjo nënkupton se blogeri është i detyruar të llogarisë dhe të paguajë TVSH për vlerën e përfitimeve të marra, nëse është i regjistruar apo ka detyrimin ligjor të regjistrohet për TVSH.
Sipas legjislacionit tatimor në fuqi në Republikën e Kosovës, çdo person i tatueshëm i cili realizon qarkullim vjetor mbi 30,000 euro brenda një viti kalendarik është i detyruar të regjistrohet për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH).
Kjo do të thotë se nëse të ardhurat nga aktiviteti i blogimit e tejkalojnë këtë prag, blogeri ka detyrim të regjistrohet për TVSH, të llogarisë dhe të aplikoj TVSH në faturat/kuponët që lëshon për klientët e tij.
Në rast se qarkullimi vjetor i blogerit nuk tejkalon shumën prej 30,000 euro, atëherë ai nuk ka obligim ligjor të regjistrohet për TVSH, dhe rrjedhimisht nuk është i detyruar të paguajë TVSH për furnizimet që kryen.
Megjithatë, blogeri ka të drejtë që, edhe nëse nuk e tejkalon pragun e përcaktuar, të regjistrohet vullnetarisht për TVSH, në përputhje me kushtet dhe procedurat e parashikuara në dispozitat ligjore përkatëse.
Po. Të ardhurat e krijuara nga të drejtat autoriale (të njohura si royalties), mund t’i nënshtrohen Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH).
Një postim i realizuar nga një bloger mund të klasifikohet si vepër autoriale, duke përfshirë përmbajtje letrare, artistike, fotografike apo reklamuese. Nëse blogeri i bart të drejtat autoriale për përdorimin e asaj vepre te një kompani ose palë tjetër, kjo konsiderohet furnizim i shërbimeve dhe, në përputhje me legjislacionin tatimor, është objekt i tatueshëm me TVSH.
Në mënyrë të veçantë, kur bashkëpunimi ndërmjet një blogeri dhe një kompanie ka përmbajtje dhe qëllim marketingu apo promovimi, çdo shpërblim i marrë – qoftë në formë monetare apo përmes ndonjë forme tjetër të kundërshpërblimit (si p.sh. këmbimi i shërbimeve apo produkteve – barter) – i nënshtrohet TVSH-së, për aq kohë sa blogeri është i regjistruar ose është i obliguar të regjistrohet për TVSH.
Po. Blogeri ka detyrim për të paguar Tatimin në të Ardhurat Personale (TAP) apo Tatimin në të Ardhurat e Korporatave (TAK) dhe, kur plotësohen kushtet ligjore, edhe Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), për të gjitha të ardhurat apo kompensimet që pranon në kuadër të aktivitetit të tij.
Obligimi tatimor lind në të gjitha rastet kur blogeri përfiton konsideratë në formë të të hollave, mallrave apo shërbimeve – në këmbim të krijimit ose shpërndarjes së përmbajtjes, përfshirë:
Të gjitha përfitimet e pranuara – qofshin në para apo në natyrë – trajtohen si të ardhura dhe tatohen në bazë të vlerës së tregut, përkatësisht:
Në disa raste, blogerët mund të pranojnë dhurata që nuk i kanë kërkuar, të cilat nuk i dëshirojnë apo nuk i përdorin, dhe për këtë arsye vendosin t’i refuzojnë.
Pavarësisht se dhurata nuk është pranuar, për qëllime të qartësimit tatimor dhe transparencës, është e rëndësishme që të mbahet një shënim i dokumentuar ku pasqyrohet:
Ky dokumentim shërben si dëshmi që dhurata nuk është pranuar dhe, rrjedhimisht, nuk përbën të ardhur të tatueshme për blogerin.
Blogerët, varësisht nga mënyra e regjistrimit tatimor, mund të përfitojnë zbritje tatimore si në tatimet direkte (TAP/TAK) ashtu edhe në TVSH, për shpenzimet që lidhen me aktivitetin ekonomik të tyre.
Nëse blogeri është i regjistruar për tatim mbi të ardhurat reale, ai ka të drejtë të kërkojë zbritje të shpenzimeve të dokumentuara që lidhen drejtpërdrejt me veprimtarinë e blogimit. Këto përfshijnë, ndër të tjera:
Këto shpenzime, kur janë të dokumentuara dhe të lidhura me aktivitetin ekonomik, mund të zbriten nga të ardhurat për të llogaritur bazën tatimore.
Blogeri mund të kërkoj zbritje të TVSH-së së paguar në blerje, vetëm nëse është i regjistruar për TVSH.
Në këtë rast, për blerjet që lidhen me aktivitetin e blogimit – si pajisje, shërbime apo materiale për prodhim përmbajtjeje – blogeri ka të drejtë të kërkojë kreditim të TVSH-së së paguar, në përputhje me dispozitat ligjore.
Mbajtja e këtyre evidencave është e domosdoshme për të:
Format dhe niveli i detajimit të regjistrimeve varen nga mënyra e regjistrimit tatimor të blogerit dhe nga niveli i qarkullimit vjetor.
Jo. Vendndodhja fizike e serverit apo faqes së internetit nuk ndikon në përcaktimin e detyrimeve tatimore.
Ajo që ka rëndësi për qëllime tatimore është vendndodhja faktike e personit që menaxhon dhe zhvillon aktivitetin përmes blogut. Pra, detyrimi tatimor përcaktohet në bazë të vendit nga i cili zhvillohet aktiviteti ekonomik, pra vendi prej nga blogeri operon dhe menaxhon blogun.
Me fjalë të tjera, nëse blogu apo faqja e internetit ndodhet jashtë Kosovës, por menaxhohet dhe operohet nga territori i Kosovës, atëherë zbatohen dispozitat tatimore të Kosovës dhe blogeri është i obliguar të respektojë legjislacionin tatimor vendor për përmbushjen e detyrimeve tatimore.
Të ardhurat që rrjedhin nga programet e bashkëpunimit si përfaqësues (anglisht: affiliates) trajtohen në të njëjtën mënyrë si çdo e ardhur tjetër për qëllime të përcaktimit nëse aktiviteti i zhvilluar është hobi apo veprimtari tregtare. Personi i cili përfiton të ardhurat nga programet e bashkëpunimit si përfaqësues, është i obliguar për deklarimin dhe pagesën e tatimit mbi të ardhurat që fiton.
Marketingu i përfaqësimit (affiliates) është një formë marketingu kur një biznes online shpërblen partnerët e tij për referimin e vizitorëve ose klientëve (konsumatorëve) të rinj tek ai biznes.
Ky lloj marketingu funksionon në mënyrë të ngjashme me reklamat tradicionale në internet, përmes teksteve, videove ose banerave. Megjithatë, dallimi kryesor është se të ardhurat fitohen vetëm kur vizitorët që klikojnë në reklamë kryejnë një veprim të caktuar, zakonisht një blerje.
Në praktikë, kur vizitorët klikojnë në lidhjet e vendosura në blog ose faqe interneti dhe kryejnë një blerje në faqen e biznesit, pronari i blogut fiton një provizion të parapërcaktuar për atë shitje.
Për shembull, një pronar faqeje interneti apo blogu mund të përfitojë duke referuar produktet ose shërbimet e një biznesi përmes lidhjeve specifike në faqen e tij, duke marrë shpërblim për çdo blerje të realizuar përmes këtyre referimeve.
Marketingu i përfaqësimit “affiliates” është një formë bashkëpunimi ku një person promovon dhe shet produktet e dikujt tjetër në internet, duke fituar një komision (provizion) për çdo shitje të realizuar.
Për shembull, një ndërmarrje ose kompani mund të ketë një produkt ose një katalog produktesh, qoftë digjital ose fizik. Ajo u mundëson personave të tjerë, si blogerëve, të promovojnë dhe të shesin këto produkte, duke u paguar atyre (blogerëve) një komision (provizion) sa herë që bëhet një shitje përmes përpjekjeve të tyre.
Jo, nuk keni detyrim të paguani Tatim mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), nëse pagesa është bërë në kuadër të një marrëdhënieje të rregullt punësimi. Në rast se keni një kontratë pune dhe jeni i deklaruar si i punësuar, atëherë të ardhurat që merrni në formë page nuk i nënshtrohen TVSH-së.
Sipas dispozitave të Ligjit për TVSH, pagesat që rrjedhin nga marrëdhëniet e punësimit, përjashtohen nga TVSH-ja. Kjo përfshin çdo situatë kur ekziston një marrëdhënie punëdhënës–i punësuar, e bazuar në kontratë pune apo ndonjë detyrim tjetër ligjor, i cili përcakton qartë kushtet e punës, pagesën dhe përgjegjësitë e palëve.
Në një situatë kur blogeri shkruan një postim që promovon një produkt apo shërbim në këmbim të një forme kompensimi – qoftë në të holla, produkte apo shërbime të ofruara falas – një veprim i tillë nuk trajtohet si krijim letrar, artistik apo autorial në kuptimin klasik, por trajtohet si aktivitet marketingu apo reklamimi.
Për ilustrim: një blogere që merret me përmbajtje rreth bukurisë mund të kompensohet nga një kompani për të promovuar një produkt të saj, si p.sh. një krem hidratues ose një shërbim kozmetik. Kompania dhe blogerja bien dakord që në blog të përfshihet një lidhje (link) drejt faqes zyrtare të kompanisë, ose një referencë tjetër e shkurtër për kompaninë. Si kompensim, kompania mund të ofrojë vetë produktin (p.sh. kremin), një shërbim falas (p.sh. trajtim nga estetisti) ose një pagesë të caktuar për postimin.
Blogerja teston produktin, shkruan përshtypjet e veta dhe publikon postimin në platformën e vet, duke përdorur mjetet personale (fotot e veta). E drejta e autorit mbi postimin dhe fotot mbetet te blogerja, dhe kompania nuk mund t’i përdorë ato pa një marrëveshje të veçantë.
Megjithatë, edhe nëse kompania nuk ndikon në përmbajtjen e postimit në blog dhe blogerja shpreh lirisht mendimin e saj, postimi që ka për qëllim promovimin e një produkti apo shërbimi konsiderohet veprimtari promovuese me karakter marketingu.
Po, blogeri është i obliguar të llogaritë dhe paguajë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) për çdo kompensim të pranuar në këmbim të shërbimeve të ofruara përmes blogut – qoftë në formë të të hollave, produkteve apo dhuratave, nëse është i regjistruar apo ka detyrim të regjistrohet për TVSH, në përputhje me kufirin vjetor të qarkullimit të përcaktuar në legjislacionin tatimor.
Shërbimet që lidhen me marketingun, promovimin dhe reklamimin e produkteve apo shërbimeve konsiderohen të tatueshme me normën standarde të TVSH-së prej 18%.
Po. Shitja e hapësirës reklamuese në internet, e vendosur në lidhje me një blog, konsiderohet si furnizim i një shërbimi elektronik (e-shërbim), dhe për rrjedhojë i nënshtrohet Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH).
Në këto raste, është e rëndësishme të përcaktoni vendin e furnizimit të shërbimit, në përputhje me Ligjin e TVSH-së në Kosovë. Në praktikë, sipas rregullave të TVSH-së, vendi i furnizimit të shërbimeve elektronike është vendi i pranuesit (blerësit) të shërbimit.
Pra, nëse blerësi i hapësirës reklamuese ndodhet në Kosovë, ju keni detyrim të llogaritni dhe paguani TVSH në Kosovë, në përputhje me normën përkatëse tatimore.
Jo. Nëse aktiviteti juaj i blogimit zhvillohet vetëm si hobi dhe nuk pranoni asnjë kompensim apo shpërblim (në para apo në natyrë), atëherë ky aktivitet nuk përbën furnizim të shërbimeve dhe nuk konsiderohet si aktivitet ekonomik për qëllime të TVSH-së.
Përderisa mungon kompensimi (konsiderata), nuk plotësohen kushtet për të qenë subjekt i tatimit, përkatësisht nuk realizohet objekti i tatueshëm sipas legjislacionit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në fuqi në Republikën e Kosovës.
Prandaj, në këto rrethana, nuk keni detyrim për të paguar TVSH.
Po. Nëse një kompani ju paguan për të drejtën e përdorimit të një fotografie që keni publikuar në blogun tuaj, kjo pagesë konsiderohet kompensim për furnizimin e një shërbimi, dhe si e tillë mund të jetë subjekt i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), nëse plotësohen kushtet ligjore për tatueshmëri.
Në raste të tilla, është thelbësore të përcaktohet vendi i furnizimit të shërbimit, në përputhje me dispozitat e Ligjit të TVSH-së në fuqi, pasi kjo ndikon në vendin ku lind detyrimi tatimor. E drejta për përdorimin e një fotografie përbën shërbim, dhe vendi ku ky shërbim konsiderohet i furnizuar mund të ndryshojë, në varësi të vendndodhjes së blerësit dhe kushteve të marrëveshjes.
Për shkak të kompleksitetit që mund të paraqesin raste të tilla, obligimi për TVSH duhet të vlerësohet rast pas rasti. Prandaj, nëse hasni në situata të tilla, rekomandohet që të kontaktoni Administratën Tatimore të Kosovës për këshillim dhe sqarim të mëtejshëm.
Nëse aktiviteti i blogerit konsiderohet aktivitet ekonomik i pavarur sipas legjislacionit tatimor në fuqi, atëherë kërkohet regjistrimi i aktivitetit ekonomik në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK).
Pas regjistrimit, blogeri është i obliguar që çdo tremujor kalendarik të dorëzojë deklaratën tatimore për të ardhurat e realizuara dhe të paguajë tatimin përkatës, në përputhje me dispozitat e legjislacionit tatimor në fuqi në Republikën e Kosovës.
Po. Nëse jeni i regjistruar si biznes dhe tatoheni në të ardhura reale, atëherë keni të drejtë të deklaroni dhe zbrisni shpenzimet e dokumentuara, të cilat lidhen drejtpërdrejt me aktivitetin tuaj ekonomik.
Shpenzime të tilla mund të përfshijnë, ndër të tjera:
Këto shpenzime zbriten nga të ardhurat bruto për të përcaktuar bazën tatimore, në përputhje me legjislacionin tatimor në fuqi në Republikën e Kosovës.
Jo. Nëse jeni i punësuar me kontratë të rregullt pune dhe i vetmi burim i të ardhurave tuaja është paga nga punëdhënësi, atëherë tatimi në të ardhura personale (TAP) llogaritet, mbahet në burim dhe paguhet nga punëdhënësi, ashtu siç parashihet me legjislacionin tatimor në fuqi në Republikën e Kosovës.
Në këtë rast, ju nuk keni detyrim që të deklaroni ose paguani vetë tatim për këto të ardhura.
Jo. Nëse të ardhurat tuaja vijnë vetëm nga paga si i punësuar, nuk keni detyrim të dorëzoni Formularin e deklarimit vjetor dhe pagesës për Tatimin në të Ardhurat Personale për Individ-“DI”.
Në këtë rast, punëdhënësi është përgjegjës për deklarimin dhe pagesën e Tatimit të Mbajtur në Burim dhe Kontributeve Pensionale, sipas legjislacionit tatimor në fuqi në Republikën e Kosovës.