Sipas legjislacionit tatimor në fuqi në Republikën e Kosovës, dhe në veçanti Ligjit në fuqi për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), janë të përcaktuara qartë rregullat për trajtimin tatimor të transaksioneve ekonomike, përfshirë tregtinë elektronike (“shitjet online apo e-commerce”. Ky legjislacion përmban dispozita që përcaktojnë vendin e furnizimit të mallrave dhe shërbimeve, si për personat e tatueshëm, ashtu edhe për ata jo të tatueshëm.
Në këtë kontekst, shërbimet digjitale nënkuptojnë furnizimin e:
Këto shërbime njihen në nivel ndërkombëtar si “TBE services” (Telecommunication, Broadcasting and Electronically Supplied Services).
Në përputhje me nenin 20 të Ligjit Nr. 05/L-037 për TVSH, kur një person i tatueshëm që nuk është i vendosur në Kosovë furnizon shërbime digjitale për persona jo të tatueshëm në Kosovë (B2C), vendi i furnizimit konsiderohet të jetë Kosova.
Ky përcaktim vlen për:
Sipas Udhëzimit Administrativ Nr. 03/2015, kur shërbimet digjitale i ofrohen një personi jo të tatueshëm që ka vendbanimin ose qëndrimin e zakonshëm në Kosovë, ato konsiderohen të furnizuara në Kosovë, pavarësisht nëse furnizuesi është i vendosur apo jo në vend.
Në këto raste, personi i tatueshëm i cili nuk është i themeluar në Kosovë, duhet të emërojë përfaqësuesin tatimor si person të obliguar për të paguar TVSH-në në Kosovë, si dhe për ushtrimin e të gjitha të drejtave të tij.
Sipas Ligjit Nr. 05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), çdo person juridik i huaj, i cili nuk është i themeluar dhe nuk është i regjistruar në Republikën e Kosovës (pra, nuk figuron si subjekt në ARBK), por që ofron shërbime digjitale për persona jo të tatueshëm në Kosovë (konsumatorë), ka detyrim ligjor për t’u regjistruar për TVSH në Kosovë.
Në rastet kur vendi i furnizimit të shërbimeve digjitale është Kosova, sipas nenit 20 të Ligjit për TVSH, këto subjekte të huaja janë të detyruara të:
Kjo kërkesë është e detyrueshme për të gjitha kompanitë e huaja, të cilat nuk janë të regjistruara për të vepruar në Kosovë, por që ofrojnë shërbime digjitale për persona jo të tatueshëm.
Mosrespektimi i këtij detyrimi ligjor sjell pasoja ligjore dhe mund të rezultojë me sanksione për kundërvajtje tatimore, siç parashihen në Ligjin në fuqi për Administrimin e Procedurave Tatimore, në Republikën e Kosovës.
Pas përfundimit të regjistrimit për TVSH përmes përfaqësuesit tatimor, këto kompani janë të obliguara të llogarisin dhe paguajnë TVSH-në për të gjitha furnizimet e shërbimeve digjitale të realizuara për konsumatorët në Kosovë. Për furnizimin e shërbimeve digjitale të tilla, aplikohet norma standarde e TVSH-së e cila është 18%.
Për qëllime tatimore tregtia elektronike trajtohet njësoj si tregtia e zakonshme (“tradicionale”). Kjo nënkupton se të gjitha transaksionet që realizohen në mënyrë elektronike janë subjekt i tatimeve në të njëjtën mënyrë sikurse ato që realizohen fizikisht.
ATK mbetet e përkushtuar për të siguruar trajtim të barabartë dhe të drejtë për të gjithë tatimpaguesit, pa dallim të mënyrës së ofrimit të mallrave apo shërbimeve.
Shërbimet elektronike ofrohen përmes internetit, duke përdorur platforma digjitale, aplikacione apo sisteme të automatizuara, të cilat mundësojnë blerjen, furnizimin dhe konsumimin e shërbimeve pa nevojën e ndërveprimit të drejtpërdrejtë fizik mes ofruesit dhe klientit.
Është e rëndësishme të theksohet se vetë komunikimi përmes postës elektronike (e-mailit) midis ofruesit dhe klientit nuk e bën automatikisht shërbimin të konsiderohet si elektronik, përveç nëse përmbajtja e shërbimit dërgohet në mënyrë të automatizuar ose përmes një procesi të digjitalizuar.
Shërbimet digjitale përfshijnë:
Një shembull i tillë mund të jetë kur konsumatori blen një shërbim digjital në një faqe interneti dhe përmbajtja:
Edhe në rastet kur ekziston një ndërhyrje e vogël manuale në proces (p.sh. autorizimi apo konfirmimi i pagesës), shërbimi mbetet elektronik nëse mënyra e dorëzimit është e automatizuar dhe e bazuar në teknologji.
Sipas Ligjit Nr. 05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), konkretisht Shtojcës II të këtij ligji, kur shërbimet elektronike ofrohen për persona jo të tatueshëm në Republikën e Kosovës, ato konsiderohen si shërbime të furnizuara në mënyrë elektronike dhe janë subjekt i TVSH-së në Kosovë.
Lista treguese e këtyre shërbimeve përfshin:
Këto shërbime, kur dorëzohen në mënyrë të automatizuar përmes rrjeteve elektronike dhe pa ndërveprim të drejtpërdrejtë njerëzor, trajtohen për qëllime tatimore si furnizime të bëra në Kosovë, nëse përfituesi është një person jo i tatueshëm i vendosur në territorin e saj.