Raporto 0800 80 800

Administrata Tatimore e Kosovës

Poreska Administracija Kosova

Tax Administration of Kosovo

Raportime 0800 80 800

Komunikatë e përbashkët e Prokurorisë Speciale, Policisë së Kosovës, Doganës dhe ATK-së – OPERACIONI KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR, ARRESTOHEN 9 PERSONA

Operacioni policor kundër krimit të organizuar, i udhëhequr nga Prokuroria Speciale dhe Drejtoria për hetimin e Krimeve të Rënda dhe Krimit të Organizuar në Policinë e Kosovës, me asistimin e Doganës dhe Administratës Tatimore të Kosovës, ka rezultuar me arrestimin e 9 personave.

 

Bazuar në urdhrin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, janë kryer kontrolle në 21 lokacione.

 

Gjatë zbatimit të urdhërkontrollit është gjetur dhe sekuestruar:

 

  • 15 mijë euro;
  • 5 vetura;
  • 5 autobot për transport të derivative;
  • 2 armë zjarri;
  • 54 fishekë;
  • 301 euro në monedha prej dy eurosh që dyshohen se janë të falsifikuara;
  • Pajisje elektronike;
  • Dokumente të ndryshme dhe prova të tjera relavante për rastin.

Në këtë operacionin policor kanë marrë pjesë njësitë relevante të Policisë, Doganës dhe ATK-ja.

 

Hetimet e përbashkëta kanë çuar në arrestimin e F.M., F.M., M.M., S.K., N.B., D.M., A.M., N.M., dhe G.Q., të cilët dyshohen për kryerjen e veprave penale:

 

 

  • Shpëlarje e parave;
  • Kontrabandimi i mallrave në bashkëkryerje;
  • Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar;
  • Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin dhe
  • Shmangie nga tatimi.

Ky operacion është zhvilluar në kuadër të veprimeve procedurale hetimore. Pas grumbullimit të informacioneve dhe sigurimit të provave, është krijuar dyshimin e arsyeshëm se të arrestuarit kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal, duke paraqitur dokumenteve të rreme lidhur me tatimet, si dhe duke realizuar shitje dhe transaksione fiktive të derivateve të naftës.