Raporto 0800 80 800

Administrata Tatimore e Kosovës

Poreska Administracija Kosova

Tax Administration of Kosovo

Raportime 0800 80 800

KOMUNIKATË PËR MEDIA – 15.5 milion euro më shumë të hyra për muajin janar

Muaji i parë i këtij viti ka reflektuar me të hyra të konsiderueshme tatimore, çka nënkupton se është një nismë e mbarë në realizimin e projeksionit për këtë vit.

96.7 milion euro tatime, janë të hyrat e muajit janar që në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kemi rritje  për 15.5 milion euro apo 19.2%. Ndërsa, kontributet pensionale janë 18 milion euro.

Administrata Tatimore e Kosovës këtë vit përveç prioriteteve kryesore që ka në mbledhjen e të hyrave, borxheve dhe vazhdimin e avancimit të shërbimeve profesionale për tatimpagues, ka në synim edhe implementimin e Planit Strategjik, implementimin e projekteve për përmirësimin e përmbushjes në sektorët me rrezik, etj.

ATK falënderon tatimpaguesit për kryerjen e detyrimeve tatimore, në të njëjtën kohë kërkon nga ta që të vazhdojnë të jenë kontribues në zhvillimin e vendit tonë.