Raporto 0800 80 800

Administrata Tatimore e Kosovës

Poreska Administracija Kosova

Tax Administration of Kosovo

(sq)

Kurse Trusti do të ketë informacion më të saktë dhe në kohë për kontribuuesit dhe kursimet e tyre pensionale.

E gjithë kjo do të bëhet e mundur falë sistemit të ri të ndërtuar nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) në bashkëpunim me Trustin e Kursimeve Pensionale të Kosovës (Trusti).

Por projekti për deklarimin elektronik të kontributeve pensionale dhe tatimit në paga duke filluar nga 1 maji 2012 do të jetë fillimisht mundësi alternative e deklarimit, e nuk do të jetë domosdo e vetmja formë e deklarimit të bizneseve. Forma aktuale e raportimit, përmes formularëve të posaçëm dhe raportimit tremujor, do të mund të përdoret deri në fund të muajit korrik. Kjo periudhë tremujore do të jetë parapërgatitore, informuese e vetëdijesuese për punëdhënësit deri në kalimin e plotë dhe të vetëm në sistemin e deklarimit elektronik.

Duke filluar nga 1 gushti 2012 asnjë raportim a deklarim tjetër për kontributin pensional dhe tatimin në paga, përveç deklarimit elektronik përmes ueb-faqes së ATK-së, nuk do të mund të përdoret nga bizneset.

ATK dhe Trusti ftojnë përfaqësuesit e bizneseve që të ndjekin udhëzimet që do të bëhen publike në medie për këto ndryshime, dhe të konsultojnë udhëzuesit e të kontaktojnë ATK-n për të marrë informacione shtesë për mënyrën e përdorimit të deklarimit elektronik.