.

KOMUNIKATË PËR MEDIA – 673.5 milion euro tatime të mbledhura, 15.5 milion euro më shumë së plani i rishikuar

673.5 milion euro tatime shënojnë performancen për periudhën janar-nëntor 2022.  Kjo vlerë rrit të hyrat e mbledhura krahas planit të rishikuar për 15.5 milion euro apo 2.4% .

Më shumë të hyra të mbledhura janë shënuar edhe nëse krahasojmë periudhat e njëjta të vitit 2021 dhe këtij viti, ku shuma e tejkaluar është  121.05 milion euro  apo 21.9%.

Totali i të hyrave të mbledhura tatimeve dhe kontributeve 890.4 milion euro.

Referuar trendit aktual të mbledhjes së të hyrave, ATK konsideron që deri në fund të dhjetorit do të arrit të realizoj projeksionin për këtë vit, por edhe të tejkaloj atë.