KOMUNIKATË PËR MEDIA – 88.5 milion euro më shumë të hyra

Trendi i mirë i inkasimit të të hyrave ka vazhduar ta karakterizoj edhe muajin gusht, i cili ka shkuar përtej planifikimeve të bëra kështu duke u realizuar 33.4 milion euro më shumë se plani ose 7.4%.

 

Përderisa kjo performancë ngrit të hyrat e përgjithshme në 487.2 milion euro, që nëse ngrehim paralele krahasimi me periudhën e njëjtë të vitin të kaluar, shohim se kemi rritje për 88.5 milion euro apo 22.2%.

 

ATK do të vazhdoj të mbetet e përkushtuar në përmbushjen e mandatit të saj kryesor për mbushjen e arkës së shtetit nga inkasimi i tatimeve të bizneseve.