Sigurisht se sukseset e vazhdueshme bazohen në baza të shëndosha të ndërtuara vit pas viti dhe punë të zellshme të stafit të ATK-së. Duke ofruar shërbime sa më të mira dhe duke krijuar barazi për të gjithë tatimpaguesit.
Përkundër vështirësive që sfidojnë, ATK është e vendosur të vazhdojë me përkushtimin më të madh të realizojë suksese të mëtutjeshme në misionin e saj, në ngritjen e përmbushjes vullnetare duke respektuar kornizat ligjore.
Ky trend është arritur fal punës së palodhshme të stafit të ATK-së, të cilët gjatë gjithë vitit paraprak kanë punuar në ngritjen e kapaciteteve vepruese, zhvillimin e projekteve të reja, grumbullimin dhe përpunimin e informatave, rritjen e kualitetit të shërbimeve ndaj tatimpaguesve si dhe ofrimin e lehtësirave tjera për kryerjen e obligimeve tatimore në mënyrë vullnetare .
ATK-ja, në vazhdimësi do të bëj përpjekje në ngritjen e përmbushjes vullnetare, duke ofruar shërbime profesionale, transparente dhe efektive, në zbatim të drejtë dhe të njëllojshëm të ligjeve tatimore.
Administrata Tatimore e Kosovës