Raporto 0800 80 800

Administrata Tatimore e Kosovës

Poreska Administracija Kosova

Tax Administration of Kosovo

KOMUNIKATË PËR MEDIA – ATK dhe IKS sot kanë organizuar panel diskutimi me temë “FORMALIZIMI PUNËSIMIT”

“Formalizimi i Punësimit” ishte tema e diskutimit në panelin e organizuar nga Administrata Tatimore e Kosovës – ATK dhe Iniciativa Kosovare për Stabilitet – IKS, në të cilin morën pjesë drejtues të institucioneve kyçe që menaxhojnë në monitorimin punëtoreve si në aspektin e të drejtave ashtu edhe në pjesën e deklarimit të tyre, si dhe drejtues nga organizatat e komunitetit të bizneseve dhe organizata nga shoqëria civile.

Ky panel ishte vazhdimësi e kampanjës që është duke u zhvilluar në kuadër të projektit të formalizimit të punësimit, i cili është duke u mbështetur nga IKS,  përmes projektit të tyre “Drejt barazisë dhe të drejtës sociale”.

Drejtori Ekzekutiv i ATK-së  zt.Ilir Murtezaj tha se ATK nga viti 2021 duke pa nivelin e punëtorëve të padeklaruar ka nisur me plan specifik në trajtimin e kësaj dukurie. Ai shtoj se sensibilizimi është forma më e mirë e zbutjes së statistikave të punëtorëve të padeklaruar, për të cilën ATK ka punuar dhe po vazhdon ta bëjë.

E nga ana tjetër, Drejtoresha e Fondit për Zhvillimin Komunitar (CDF) znj.Nermin Mahmuti tha se mbështetja në kuadër të projektit Humanrightivism për komponentën e punës, do të vazhdojnë të punojn në rritjen e vetëdijesimit të punëtoreve, për të kuptuar pse duhet të kërkojnë të kenë kontratë punë dhe ti deklarohen kontributet pensionale dhe tatimi. Ajo tha se organizime si ky sot janë shumë të mirëpritura në përcjelljen e mesazhit tek grupet që i synojmë.

Kryeinspektori i Inspektoriatit të Punës zt.Hekuran Nikçi përmendi aktivitetet që janë duke u zhvilluar dhe në të njëjtën kohë mundësit e rritjes së numrit të punëtorëve formal. Ai përmendi edhe vështirësitë me të cilat ballafaqohet institucioni që drejton në realizimin e detyrave të punës. Si institucion tha se do të ketë zhvillime, të cilat do ta lehtësojnë aktivitetin në teren.

Kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës zt.Lulzim Rafuna tha se problematika e këtij fenomeni përfshin faktor të ndryshëm, të cilët ndikojnë direkt që Kosova të këtë punëtor të paformalizuar. Ai tha se si organizatë kemi përkrah dhe vazhdojmë të jemi afër, për të dhënë kontribut në këtë kampanjë, duke shfrytëzuar edhe mundësit që kemi në komunikimin e drejtpërdrejt me bizneset anëtare.

Ndërsa, Drejtoresha Ekzekutive e IKS znj.Brikena Hoxha foli për Raportin “Kushtet e punës në Kosovë”, situata me informalitetin dhe sfidat në tregun e punës. Ndër të tjera, theksoj edhe shumë të gjetura nga hulumtimet e bëra në teren, ku sipas saj pjesa e asistencës ose kujdesit ndaj fëmijëve, pleqve dhe mirëmbajtjes shtëpiake janë njëri ndër segmentet,  të cilat kanë statistika që dominojnë informalitetin në punë.

Padyshim që ky panel ishte i hapur edhe për diskutime dhe opinione nga audienca, të cilët parashtruan pyetje të ndryshme rreth të drejtave të punëtorëve, si dhe kornizat ligjore të cilat rregullojnë këtë pjesë.

Formalizimi i punësimit do të trajtohet vazhdimisht, deri në atë masë kur vetëdijesimi i qytetarëve-punëtor të jetë në nivel të mjaftueshëm, ku secili do të luftoj që të respektohen të drejtat e tyre në vendin e punës.