Raporto 0800 80 800

Administrata Tatimore e Kosovës

Poreska Administracija Kosova

Tax Administration of Kosovo

Raportime 0800 80 800

KOMUNIKATË PËR MEDIA – ATK evidenton 157 punëtorë të padeklaruar gjatë zbatimit të Planit të Përbashkët Operativ

Administrata Tatimore e Kosovës, në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe në mbështetje të Planit të Përbashkët Operativ të iniciuar nga Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria Kundër Trafikimit me Njerëz, ka realizuar aktivitete inspektuese në biznese me rrezik të shtuar për trafikim me qenie njerëzore, duke u fokusuar në qendrat e mirëmbajtjes trupore/masazhit dhe objektet e gastronomisë/ lokalet e mbrëmjes me muzikë live.

Plani është zhvilluar në linjë me Strategjinë Kombëtare Kundër Trafikimit me Njerëz 2022–2026 dhe ka përfshirë edhe Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) si dhe Inspektoratin e Punës, duke siguruar koordinim të plotë ndërinstitucional.

Gjatë datave 10–14 nëntor 2025, ATK ka angazhuar 30 ekipe inspektuese (60 inspektorë), të cilat kanë realizuar 106 inspektime në të gjitha regjionet e Republikës së Kosovës. Nga këto inspektime janë konstatuar:

  • 20 raste të mosfiskalizimit,
  • 35 raste të moslëshimit të kuponëve fiskal,
  • 157 punëtorë të paregjistruar,
  • 1 rast me mall pa dokument,

ATK mbetet e përkushtuar për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë me institucionet relevante, duke garantuar profesionalizëm, transparencë dhe trajtim të drejtë të të gjitha bizneseve, me qëllim forcimin e ligjshmërisë, rendit dhe krijimin e një tregu të rregullt, të drejtë dhe të sigurt në Republikën e Kosovës.