Administrata Tatimore e Kosovës ka vazhduar me publikimin e dataseteve për të dhëna të hapura, këtë herë janë publikuar të dhëna mbi të hyrat tatimore nga viti 2017 deri në 2023.
Dataseti i ‘Të hyrave tatimore’ janë të publikuara në linkun e Open Data https://www.atk-ks.org/open-data/ brenda këtyre seteve qytetarët mund të gjejnë të dhënat e specifikuara sipas katalogut të paraparë në këto kategori: pagesat për vit, muaj, statusi i regjistrimit, numri i tatimpaguesve, përshkrimi i sektorit, sipas komunave, si dhe lloji i formularit të deklarimit.
Publikimi i të dhënave të hapura nga ana e ATK-së do t’i ndihmojë qytetarët / organizata të ndryshme që të njoftohen më shumë rreth tatimeve dhe t’i përdorin ato të dhëna për analiza të ndryshme. Gjithashtu, kjo do të ndihmojë në informimin e opinionit publik në lidhje me krahasimin e zhvillimit të ATK-së ndër vite, me publikimin e materialeve krahasuese dhe të informatave të tjera relevante.
Hapja e të dhënave është çelës për çdo institucion e organizatë për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies. Administrata Tatimore e Kosovës çdo herë ka qenë e fokusuar përmes planeve strategjike në rritjen e mekanizmave, të cilët qojnë përpara integritetin e institucionit. Iniciativa për hapjen e të dhënave kontribuon direkt në zhvillimin demokratik të një institucioni, si dhe zhvillimin e një segmenti ekonomik në nivel inovativ.