Raporto 0800 80 800

Administrata Tatimore e Kosovës

Poreska Administracija Kosova

Tax Administration of Kosovo

Raportime 0800 80 800

KOMUNIKATË PËR MEDIA – ATK në terren për të identifikuar bizneset e regjistruara dhe për të promovuar barazinë tatimore

Sot, në qytetet e Mitrovicës dhe Drenasit, ekipet e ATK-së kanë vendosur stikera njoftues në bizneset që janë të regjistruara, për të dalluar bizneset e ndershme nga ato që nuk i përmbushin detyrimet tatimore dhe për të rritur transparencën ndaj qytetarëve.

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, z. Mentor Hyseni, theksoi se: “Ky aktivitet na ndihmon të dallojmë bizneset që veprojnë në mënyrë të ndershme nga ato që shmangin detyrimet tatimore.

Vendosja e stikerëve tregon qartë se cilat biznese janë të regjistruara dhe lehtëson identifikimin e tyre nga qytetarët. Ftoj të gjithë qytetarët që të raportojnë për çdo biznes të dyshuar për mosregjistrim përmes Platformës së Denoncimeve në faqen zyrtare të ATK-së: https://crmm.atk-ks.org/sq/Public/WantToReport

Ky aktivitet nënvizon përpjekjet e ATK-së për një ekonomi të drejtë, transparente dhe konkurruese, ku puna e ndershme vlerësohet dhe mbështetet.