KOMUNIKATË PËR MEDIA – ATK nis me publikimin e të dhënave

Me qëllim të rritjes së transparencës dhe përmirësimit të komunikimit dhe besueshmërisë  në raport me tatimpaguesit, Administrata Tatimore e Kosovës ka filluar publikimin e të dhënave, të cilat pasqyrojnë performancen e punës në trajtimin e vendimeve të ankesave të tatimpaguesve, si dhe gjobat e shqiptuara ndaj tatimpaguesve nga denoncimet e qytetarëve.

Hapja e këtyre të dhënave është indikator i rëndësishme në rritjen e mëtejme të besueshmërisë së publikut ndaj institucionit të ATK-së, rritjen e llogaridhënjës dhe transparencës në të njëjtën kohë dhe ruajtjen e integritetit. ATK do të vazhdoj edhe më tej që të hapë të dhëna të tjera, të cila nuk janë të kufizuara me ligj, e të cilat si statistika dhe raporte do t’i ndihmojnë qytetarët dhe çdo palë tjetër të interesuar që të informohen më shumë rreth çështjeve të ndryshme tatimore, ekonomisë në përgjithësi, si dhe krahasimin e zhvillimit të ATK-së ndër vite.

Publikimin e këtyre të dhënave e gjeni në këtë link