.

KOMUNIKATË PËR MEDIA – ATK pozicionohet si vend lider në raportin e PEFA

Në raportin e fundit të PEFA për Kosovën për vitin 2022 Administrata Tatimore është ranguar si vend lider në raport me vendet e rajonit.

 

Ky raport rikonfirmon progresin e ATK-së në fushat ku institucioni ka ndërmarr reforma, ku nga pozicioni C sa ka qenë në vlerësimin e fundit në vitin 2016, reformat e bëra kanë siguruar tri vende me lartë vlerësimet për ATK. Përshkrimi i përgjithshëm i karakteristikave të treguesit brenda fushës së mbuluar mbulon administrimin e të gjitha llojeve të të ardhurave tatimore dhe jo tatimore për qeverinë qendrore. Aty vlerësohen procedurat e përdorura për mbledhjen dhe monitorimin e të ardhurave të qeverisë qendrore.

 

Raporti PEFA është një program partneriteti i Komisionit Evropian, Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Bankës Botërore dhe qeverive të Francës, Luksemburgut, Norvegjisë, Republikës Sllovake, Zvicrës dhe Mbretërisë së Bashkuar. Partneriteti është themeluar për të krijuar një qasje uniforme për mbledhjen e informacionit mbi performancën e menaxhimit financiar publik të vendeve.