- Vendimi Shpjegues Publik nr. 01/2015 – Metodat Indirekte të Kontrollit
| Anëtarët nga IKAF Anëtar nga SHKÇAK |
Qëllimi i mbajtjes së këtyre seminareve ishte prezantimi i ndryshimeve konkrete që priten me Legjislacionin e ri Tatimor, si dhe prezantimi i Vendimit Shpjegues Publik Nr. 01/2015 – Metodat Indirekte të Kontrollit.
Gjatë këtyre seminareve, pjesëmarrësit parashtruan pyetje të ndryshme, lidhur me temat e prezantuara, si dhe pyetje të tjera lidhur me Legjislacionin Tatimor. Për të gjitha pyetjet e parashtruara nga pjesëmarrësit, janë ofruar përgjigje adekuate nga prezantuesit e seminarit, Sami Salihu – Menaxher i Lartë i Shërbimit dhe Edukimit të Tatimpaguesve dhe Isen Lipovica – Menaxher i Lartë i Divizionit për Politika dhe Procedura.
Në këto seminare pjesëmarrës ishin: anëtarët e Institutit për Kontabilitet, Auditim dhe Financa (IKAF) dhe Shoqatës së Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (SHKÇAK).
Administrata Tatimore e Kosovës