Vërtetimi tatimor është dokumenti i cili tregon gjendjen aktuale tatimore të tatimpaguesit, i lëshuar nga ATK dhe i cili do të shfrytëzohet për qëllime të ndryshme, si: aplikim për vizë, lirim nga shtetësia, fitim i shtetësisë, vazhdim i lejes së qëndrimit në Kosovë, pushim të lehonisë, e tjera.
Një vërtetim i tillë do të lëshohet varësisht nga gjendja e tatimpaguesit në ATK dhe atë, me njërën nga këto tri arsyeje:
• Personi është i regjistruar në ATK dhe NUK ka borxhe aktuale tatimore të pashlyera apo obligime tjera tatimore.
• Personi është i regjistruar në ATK dhe KA borxhe tatimore apo obligime tjera tatimore të pa shlyera dhe
• ATK nuk ka shënime për personin.
Vlen të theksohet se përveç prezantimit, në këtë seminar është bërë edhe demonstrimi praktik se si bëhet regjistrimi i personit fizik në sistemin on-line të ATK-së, kërkesa për vërtetim tatimor, marrja e vërtetimit tatimor, verifikimi i vërtetimit tatimor, si dhe pjesëmarrësve u janë shpërndarë materiale me interes, ndër ta edhe udhëzuesi për lëshimin e Vërtetimit Tatimor për Persona Fizik, kushtet se si duhet të përdoret sistemi on-line i ATK-së, etj.
Gjatë këtij seminari, të pranishmit kanë parashtruar pyetje lidhur rreth temës, për të cilat kanë marrë përgjigje adekuate nga përfaqësuesit e ATK-së.
Nxjerrja e Vërtetimit Tatimor në mënyrë elektronike, do të filloj nga muaji i ardhshëm.