Gara Digjitale

KOMUNIKATË PËR MEDIA – ATK sot lanson zyrtarisht garën digjitale me nxënës për tatime

Si ndikon mashtrimi me tatime te ju, në shkollën tuaj  dhe komunitetin tuaj” është tema e garës digjitale me nxënës të shkollave publike dhe private të Republikës së Kosovës, të cilët duhet të jenë nga klasa e gjashtë (6) deri në të nëntën (9).

Aplikimi për pjesëmarrje në këtë garë ka filluar sot dhe do të jetë i hapur deri më 9 nëntor 2021, ku të gjithë nxënësit e interesuar mund të dorëzojnë punimet e tyre në faqen zyrtare të garës Facebook ose në adresën elektronike edu.ta.ks@gmail.com.

Nxënësit punimet e tyre mund t’i paraqesin përmes videove kreative, postereve ose vizatimeve të ndryshme. Të gjitha kriteret e garës mund ti gjeni në këtë link: https://www.facebook.com/TaxCompetitionKS/photos/pcb.423276742836733/423276652836742/

ATK në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ)- Projekti Qeverisja Financiare e Mirë,  kanë lansuar këtë garë  me qëllim që të mësohet më shumë se si fëmijët i perceptojnë tatimet, si mendojnë që tatimet ndikojnë në mirëqenën e tyre dhe shoqërisë në përgjithësi.

 

Gara Digjitale