Përmes një konference për media sot Administrata Tatimore e Kosovës ka prezantuar të arriturat dhe sfidat e vitit 2022. Zv. Drejtori Ekzekutiv i ATK-së Ilir Murtezaj gjatë fjalës hyrëse të tij, falënderoj mediat për informim të drejte të opinionit publikë, rreth aktiviteteve të autoritetit tatimor.
Vitin 2022 do ta karakterizoj tejkalimi i të gjitha parashikimeve në mbledhjen e të hyrave për buxhetin e shtetit, të cilat shënojnë 721.6 milion euro, që i bie se përveç realizimit të planit për këtë vit, ATK ka arritur të inkasoj mbi 10 milion euro më shumë se plani i rishikuar. Rritje dhe tejkalim të të hyrave kemi edhe nëse krahasojmë këtë vit me vitin 2021, ku shifrat shkojnë në 124 milion euro.
Mbledhja e të hyrave nuk janë i vetmi indikatorë që ATK ka shënuar progres këtë vit, progres ka edhe në trajtimin e borxheve tatimore, tek të cilat është arritur të kemi 152.2 milion euro borxh të mbledhur. Veç kësaj, këtë vit janë ndërmarr një numër i konsiderueshëm i aksioneve për konfiskim të borxheve ndaj tatimpaguesve, të cilët nuk i kanë respektuar afatet dhe kushtet për t’i kryer obligimet tatimore, prezantoj z. Murtezaj.
Fokusi i ATK-së këtë vit ka qenë më theks të veçantë edhe në përmirësimin e përmbushjes tatimore, në sektorët të cilat sipas analizës së riskut kanë paraqitur hendek tatimore. Për të pasur rezultat ATK ka punuar që të ketë trajtim sektorial, përmes 5 projekteve të cilat janë duke trajtuar sektorin e ndërtimtarisë, punësimit joformal, gastronomisë dhe hotelerisë, mallit pa dokumentacion/mungesa në stoqe, si dhe mos-deklaruesit.
ATK gjatë vitit 2022 u vlerësua lartë për performancën e saj nga të gjitha institucionet ndërkombëtare të cilat bëjnë monitorimin e punës së ATK-së, sikurse raportet e vlerësimit nga: FMN-ja, raporti i KE-së, OECD-së, USAID, si dhe vlerësimet nga Ambasada e Britanisë së Madhe dhe institucionet tjera.
Në kuadër të këtyre informacioneve, drejtori i ATK-së përmendi hetimet që janë kryer karshi monitorimit të rrjeteve sociale përmes veglës analitike, tek të cilat është konstatuar 1.9 milion euro qarkullimi shtesë.
Tek pjesa e bashkëpunimit me qytetarë për evazion tatimor, të cilët kanë shfrytëzuar kanalet e raportimeve, siç janë; linja pa pagës 0800 80 800, vegla për verifikim të punëtoreve dhe kutia e vërejtjeve, janë raportuar 2,379 raste, ku pas verifikimeve në teret janë lëshuar 1,087 gjoba.
Në fund të konferencës drejtori falënderoj mediat për prezencën, duke ju uruar shëndet dhe mbarësi në vitin 2023!