Oda Amerikane në bashkëpunim me Programin e USAID për Qeverisje Ekonomike në Kosovë mbajti ngjarjen mbi ‘Dixhitalizimin e Administratës Tatimore e Kosovës: Diskutim me Drejtorin e Përgjithshëm të ATK-së’, në të cilën u diskutuan të arriturat e deritanishme të Administratës Tatimore të Kosovës në digjitalizimin, automatizimin dhe përmirësimin e shërbimeve të tatimpaguesve, si dhe hapat e ardhshëm në agjendën e dixhitalizimit të ATK-së.
Të ftuar në panel ishin Ilir Murtezaj (Drejtor i Përgjithshëm i ATK-së), Yll Zagragja (Zagragja & Associates) dhe Melita Ymeraga (Melita & Partners, Intuit-Certified QuickBooks® ProAdvisor), të moderuar nga Arian Zeka (Drejtor Ekzekutiv i Odës Amerikane) dhe Nora Kokaj (Programi i USAID për Qeverisje Ekonomike në Kosovë).