Raporto 0800 80 800

Administrata Tatimore e Kosovës

Poreska Administracija Kosova

Tax Administration of Kosovo

Raportime 0800 80 800

KOMUNIKATË PËR MEDIA – Diskutim profesional me Shoqatën e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Mentor Hyseni, priti në një takim pune përfaqësuesit e Shoqatës së Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës.

Qëllimi i takimit ishte avancimi i praktikave profesionale të punonjësve të ATK-së dhe sigurimi i edukimit të tyre të vazhdueshëm profesional. Drejtori Hyseni theksoi se bashkëpunimi me SHKÇAK është vendimtar për zhvillimin modern të inspektorëve tatimorë me profile të kontabilistëve të certifikuar dhe auditorëve, duke forcuar kështu më tej kapacitetet profesionale të administratës tatimore.

Përfaqësuesit e Shoqatës shprehën gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin, ndërsa ATK rikonfirmoi përkushtimin për partneritet me të gjitha palët e interesit, në funksion të një sistemi fiskal më të drejtë dhe më të qëndrueshëm.