Gjatë takimit u zhvilluan diskutime të frytshme mbi fushat e interesit të përbashkët dhe angazhimin e UNICEF-it në Kosovë. Palët trajtuan mundësitë për forcimin e koordinimit ndërinstitucional dhe realizimin e iniciativave të përbashkëta që kontribuojnë në përmirësimin e shërbimeve për qytetarët, si dhe në mbështetjen e mirëqenies dhe zhvillimit të fëmijëve.
Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, z. Mentor Hyseni, dhe përfaqësuesit e UNICEF-it shprehën gatishmërinë për të vazhduar angazhimin në avancimin e partneritetit institucional, me qëllim të krijimit të mundësive më të mira për qytetarët dhe brezat e ardhshëm në Kosovë.
