Po ashtu, është paraparë që kontaktet e tilla, do të inkurajojnë dhe mundësojnë tatimpaguesin që të jetë i rregullt me përgjegjësitë e tij, në të ardhmen.
Administrata Tatimore e Kosovës, vazhdimisht është duke shënuar hapa konkret për të ngritur transparencën në shërbimet tona, ndaj tatimpagueseve, të cilët do të kenë më të lehtë informimin dhe kryerjen e obligimeve në mënyrë vullnetare.
Projekte të tilla, si Qendra e Thirrjeve, janë mjaftë të rëndësishme për përpjekjet tona në uljen e mos deklaruesve dhe ndalim deklaruesve, zvogëlimin e evazionit fiskal, hendekut tatimor që ndikojnë direkt në të hyrat e ATK-së, si dhe në sistemin e përmbushjes vullnetare.
ATK-ja, vazhdimisht bënë përpjekje në përmbushjen vullnetare, duke ofruar shërbime profesionale, transparente dhe efektive, në zbatim të drejtë dhe të njëllojshëm të ligjeve tatimore.