Raporto 0800 80 800

Administrata Tatimore e Kosovës

Poreska Administracija Kosova

Tax Administration of Kosovo

KOMUNIKATË PËR MEDIA – FMN vlerëson të arriturat e ATK-së në mbledhjen e borxheve

Ekipi i ekspertëve nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dje ka përfunduar vizitën e tyre në Administratën Tatimore të Kosovës.

Gjatë takimit përmbyllës që kishin me Drejtorin Ekzekutiv të ATK-së z. Ilir Murtezaj, përfaqësues nga FMN vlerësuan implementimin e deritanishëm të reformës që është bërë në Departamentin për Menaxhimin e Mbledhjes së Borxheve, si dhe u shprehën të kënaqur me rezultatet e arritura.

Njëkohësisht u konfirmua se FMN me ekspertët e saj, do të vazhdojnë përkrahjen në avancimin e mëtutjeshëm te ngritjes se kapaciteteve profesionale dhe zhvillimit te procedurave qe prodhojnë ngritje te progresit ne funksionin e mbledhjes se borxheve.

Vlen të theksohet se reformat në strukturën e MD janë duke u vlerësuar si shembull për vendet e rajonit.