Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, z. Mentor Hyseni ka pritur sot në takim përfaqësueset e organizatës gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar GIZ,- projekti Support to EU-Integration Reform Processes in Kosovo, znj. Vanessa Sabelski dhe znj. Njomza Ilazi.
Takimi u zhvillua në frymën e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe të përkrahjes që GIZ do të ofrojë për ATK-në në sektorë të caktuar, me synim avancimin e mëtejshëm të proceseve dhe modernizimin e shërbimeve tatimore.
Në takim u diskutuan për fushat potenciale të mbështetjes, duke përfshirë forcimin e kapaciteteve institucionale, zhvillimin e projekteve digjitale, si dhe përmirësimin e transparencës dhe shërbimeve për tatimpaguesit.
Drejtori Hyseni shprehu mirënjohjen për përkrahjen e GIZ-it dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimeve të tilla, që kontribuojnë në rritjen e efikasitetit të Administratës Tatimore dhe përmbushjen e objektivave institucionale.
Nga ana tjetër, përfaqësueset e GIZ-it ritheksuan përkushtimin e tyre për të qenë partner afatgjatë në mbështetjen e ATK-së, duke sjellë përvojën dhe ekspertizën ndërkombëtare në shërbim të zhvillimit të qëndrueshëm institucional.