Raporto 0800 80 800

Administrata Tatimore e Kosovës

Poreska Administracija Kosova

Tax Administration of Kosovo

KOMUNIKATË PËR MEDIA – Konferenca rajonale e CEF në Kosovë: shembulli i ATK-së në reformën e mbledhjes së detyrueshme

Në ditën e dytë të konferencës rajonale, e cila po mbahet për herë të parë në Kosovë e organizuar nga CEF (Qendra e Ekselencës Financiare, Slloveni), nё bashkëpunim me FMN-nё, Administratën Tatimore tё Kosovës dhe Autoritetin Tatimor tё Holandës, lidhur me suksesin e Konsolidimit të Mbledhjes së Detyrueshme, sot mori pjesë Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, i cili shprehu kënaqësinë që sot ishte i pranishëm në këtë punëtori. Kryeministri i vendit tha se fakti që këto institucione të respektuara ndërkombëtare po e konsiderojnë Administratën Tatimore të Kosovës si rast studimor për të mirë, tregon për përkushtimin, përgjegjshmërinë dhe profesionalizmin në rritje të këtij institucioni.

Duke folur për sukseset e Administratës Tatimore të Kosovës, kryeministri theksoi se ky institucion ka përmirësuar inkasimin e të hyrave dhe se vetëm gjatë periudhës janar-shtator të vitit 2022 janë inkasuar 542.8 milionë euro tatime, që paraqesin të hyra rekord . ‘’Në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak kemi rritje prej 95.8 milionë euro apo 21.4 %. Ndërsa, në krahasim me planin tonë kemi tejkalim të tij për 33.9 milionë euro apo 6.7%’’, tha kryeministri.

Ndërsa, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, i cili po ashtu ishte i pranishëm në konferencë tha se bashkëpunimi i ATK-së me institucionet e tjera ka bërë që të ketë performancë më të mirë të të hyrave.

Ndër tjera, ministri Murati ka potencuar se ATK në vazhdimësi do të ketë mbështetjen nga Ministria në realizimin e objektivave të saj.

“Ngjarje si kjo na mundësojnë avancimin e komunikimit. Ky bashkëpunim na ndihmon edhe në rritjen e efikasiteti në mbledhjen e tatimeve”.

“ATK ka treguar performancë në realizimin e të hyrave tatimore, si dhe ka shënuar progres edhe sa i përket reformës në mbledhjen e borxheve. Së fundmi unë si ministër do të vazhdojë mbështetjen për ATK-në të cilët synojnë rritjen e efikasitetit të institucionit”.

Drejtoresha Ekzekutive e CEF Jana Repansek, tha se ATK-ja po ndërmerr hapa të rëndësishëm drejt zhvillimit, duke thënë se do ta ndihmojnë këtë institucion me ekspertë të fushës së tatimit. Ajo shtoj se së bashku kemi krijuar ekspert në sektor publik që kërkojnë mbështetje të veçantë.

Drejtori i ATK-së Ilir Mutrezaj fillimisht falënderoj CEF që ka zgjedhur ATK dhe Kosovën për mbajtjen e kësaj konference dhe pikërisht reformat e bëra nga ATK në mbledhjen dhe trajtimin e borxheve si shembull për autoritetet tatimore të shteteve të tjera.

Ai tha se administrata tatimore veç sektorit të mbledhjes së borxheve ka bëre edhe reformat të tjera të cilat kanë reflektuar që institucioni ynë të ketë progres të jashtëzakonshëm në performance e saj, si në inkasimin e të hyrave, në uljen e stokut të borxhit, por edhe në automatizimin e shërbimeve ndaj tatimpaguesve.

Në këtë konferencë do tё ndahen përvojat tona me vendet tjera, kjo pasi ATK ka ndryshuar qasjen e saj organizative për menaxhimin e borxhit tatimor duke dëshmuar progres tё madh gjatë viteve tё fundit.

Pjesëmarrës në këtë workshop janё përfaqësues nga CEF-i, FMN, ATK, AT e Holandёs, Shqipëria, Bullgaria, Rumania, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

Punëtoria ka filluar nga datë 25 dhe do të përfundoj me 27 tetor 2022.