Ministri i Financave dhe Transfereve në vazhdën e vendimeve për të krijuar sa më shumë lehtësime për qytetarët dhe bizneset që mund të jenë afektuar negativisht nga situata e pandemisë, me qëllim të zbatimit të Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për marrjen e masave shtesë pas konfirmimit të rasteve pozitive me Corona Virus COVID 19, ka vendosur me efekt nga data e sotme që:
- Të zgjatet deri më 30 prill 2020 afati për dorëzimin e deklaratave, raporteve dhe pagesave të detyrimeve tatimore si dhe trajtimi dhe vendosja lidhur me kërkesat për rimbursime, që ndërlidhen me zbatimin e legjislacionit tatimor në fuqi, siç sqarohet në vendimin e bashkëngjitur.
Megjithatë inkurajohen të gjithë tatimpaguesit të cilët nuk janë të afektuar negativisht në aspektin financiar, të vazhdojnë kryerjen e obligimeve tatimore sipas mundësive të tyre.
Për më shumë klikoni këtu për të shkarkuar vendimin.
MINISTRIA E FINANCAVE DHE TRANSFEREVE