Raporto 0800 80 800

Administrata Tatimore e Kosovës

Poreska Administracija Kosova

Tax Administration of Kosovo

KOMUNIKATË PËR MEDIA – Policia e Kosovës ka arrestuar dy zyrtar të ATK-së

Sot, Policia e Kosovës ka njoftuar Administratën Tatimore të Kosovës se ka arrestuar dy zyrtarë të ATK-së të komunitet serb,  nën akuza të kontrabandës së barnave.

 

Pas njoftimit zyrtar ATK-ja ka ndërmarr të gjitha veprimet konform kornizave ligjore, ku ka pezulluar dy të arrestuarit nga puna deri në vendimin përfundimtar të gjykatës.

 

Veprimet e tilla që dëmtojnë integritetin e Administratës Tatimore duhet të luftohen pa kompromis, duke siguruar drejtësi dhe përgjegjësi për të ruajtur besimin në institucionet qeveritare.

 

Andaj shprehim gatishmërinë tonë për bashkëpunim me organet e rendit dhe drejtësisë, si për këtë rast, ashtu dhe për çdo rast tjetër të dyshuar.