Raporto 0800 80 800

Administrata Tatimore e Kosovës

Poreska Administracija Kosova

Tax Administration of Kosovo

Komunikatë për media – Rezultatet e deritanishme të ATK-së inkurajojnë donatoret për mbështetje të mëtutjeshme

Administrata Tatimore e Kosovës ka mbajtur takimin e radhës me donator. Me ç’rast,  pjesëmarrës në këtë takim kanë qenë përfaqësues nga Ministria e Financave, USAID, FMN, Zyra e Komisionit Evropian dhe SIDA. Në takim para të pranishmeve ATK-ja ka prezantuar rezultatet e deri tanishme, duke përfshirë këtu ofrimin e lehtësirave për përmbushje vullnetare, trajtimin e barabartë të të gjithë tatimpaguesve si dhe realizimin e planifikimeve për  mbledhjen e të hyrave.

Drejtori i ATK-së z.Behxhet Haliti potencoi edhe njëherë rendësin e madhe që ka mbështetja e donatorëve, në përpjekjet që ka institucioni në fjalë për vazhdimin e mëtutjeshme,  të ofrimit të shërbimeve profesionale, transparente dhe efektive për obliguesit tatimor,  si dhe zbatimin e drejt dhe të njëllojshëm të ligjeve tatimore. Mes tjerash,  z.Haliti nënvizoj se ATK ka nevojë që të rris kapacitetet e saj në disa fusha të caktuar,  të cilat kanë rol kyç në misioni e saj. E nga ana tjetër,  përfaqësuesit e institucioneve të cilat mbështesin vazhdimisht ATK-në, u shprehen mjaft të kënaqur me progresin që është duke treguar ATK-ja, më këtë rast ata premtuan se do te vazhdojnë mbështetjen  edhe vitet e ardhshme në fusha të caktuara. Vlerësuan arritjet dhe qasjen e re, me theks të veçantë në projektet e fundit si Qendra e Thirrjeve, Deklarimi elektronik-EDI,  si dhe  Qendra për Shërbim të Tatimpaguesve në Prishtinë, të cilat tatimpaguesve u kanë krijuar një mënyrë të lehtë të shpejt dhe të sigurt për deklarim tatimor.

Sipas tyre,  trajtimi korrekt dhe mundësit e ofruar deri më tani, tregojnë përkushtimin e pandërprerë të administratës tatimore për tatimpaguesit në Kosovë. Gjithashtu, gjatë këtij takim u prezantua raporti monitorues për implementimi e Planit të Trajtimit të Rreziqeve për 2012, dhe  draft Plani për Trajtimi bazuar në rriskë për vitin 2013.

Takimi i radhës planifikohet të mbahet në fillim të vitit të ardhshëm.