Duke u nisur nga rëndësia e zbatimit të ndryshimeve ligjore në fushën e procedurave tatimore, informojmë opinionin publik në lidhje me seminarin e parë për këtë vit, në të cilin u diskutua për ndryshimet ligjore, sipas Ligjit për Administrimin e Procedurave Tatimore, i cili hyri në fuqi më 28 janar 2024. Në këtë seminar, ekspertë të Administratës Tatimore shkëmbyen informacione dhe përvoja, duke adresuar çështje kyçe të ligjit të ri dhe ndikimin e tij tek përmbushja e detyrimeve tatimore.
Gjatë këtij seminari në detaje u trajtuan të gjitha ndryshimet ligjore, disa prej të cilave u elaboruan edhe me shembuj praktik.
Diskutimet e hapura dhe bashkëpunimi i ndërsjellë u theksuan si elemente kyçe për të siguruar implementimin e suksesshëm të këtyre ndryshimeve si dhe për të adresuar çdo shqetësim që mund të lindë në procesin e zbatimit të këtij ligji.
Seminarin e karakterizoi interaktiviteti me të pranishmit, të cilët parashtruan pyetje të ndryshme rreth procedurave tatimore për të cilat edhe morën përgjigje nga përfaqësuesit e ATK-së.
Me theks të veçantë, në këtë seminar u tha se ndryshimet e bëra me këtë ligj në përgjithësi janë pozitive dhe kanë një qëllim i përbashkët për të përmbushur objektivat në përmirësimit e përmbushje së detyrimeve tatimore.