Në kuadër të programit të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional, me datë 21 qershor 2023 është mbajtur sesioni i radhës informues në bashkëpunim me Institutin AAB për Kontabilistë dhe Auditor të Certifikuar, me temën:
- TRAJTIMI TATIMOR I KONTRATAVE TË NDËRTIMIT
Përmes këtij sesioni, anëtarëve të Institutit AAB për Kontabilistë dhe Auditor të Certifikuar u janë ofruar sqarime lidhur me detyrimet tatimore, respektivisht mënyrës së deklarimit dhe pagesës së Tatimit mbi Vlerën e Shtuar dhe Tatimit në të Ardhurat Personale, gjegjësisht Tatimit në të Ardhurat e Korporatave, për personat e angazhuar në projekte dhe kontrata afatgjate ndërtimore.
Më konkretisht, përmes këtij seminari janë ofruar sqarime të detajuara se si dhe kur duhet të deklarohet dhe paguhet tatimi, si për TVSH dhe TAP/TAK, si nga punëkryesi, investitori dhe investitori-punëkryes.
Në këtë seminar/EVP janë prezantuar edhe shembuj dhe ushtrime për të bërë më të mundur të kuptuarit e drejtë të temës së lartcekur.
Gjatë këtij seminari, pjesëmarrësit parashtruan pyetje të ndryshme, lidhur me temën e prezantuar, si dhe pyetje të tjera lidhur me Legjislacionin Tatimor. Për të gjitha pyetjet e parashtruara nga pjesëmarrësit, janë ofruar përgjigje adekuate nga prezantuesi i seminarit.
Ligjërues i këtij sesioni ishte zt. Sami Salihu, zv. Zëvendës Drejtor Ekzekutiv në Administratën Tatimore të Kosovës.