Raporto 0800 80 800

Administrata Tatimore e Kosovës

Poreska Administracija Kosova

Tax Administration of Kosovo

Raportime 0800 80 800

KOMUNIKATË PËR MEDIA – Studentët e dalluar bashkohen me ATK-në për përvojë profesionale

Sot u mbajt ceremonia e pranimit të 48 studentëve për punë praktike në Administratën Tatimore të Kosovës. Me këtë rast, Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Mentor Hyseni, tha se përmes këtij programi ATK synon të ofrojë përvojë praktike për studentët, duke i përfshirë ata në proceset e përditshme të punës dhe duke nxitur mendim inovativ profesionale.

 

Procesi i përzgjedhjes së studentëve është zhvilluar në mënyrë transparente, duke respektuar kriteret e konkursit, si dhe duke marr për bazë notën mesatare.

 

Në ceremoni morën pjesë Dekani i Fakultetit Ekonomik të Universitetit “Hasan Prishtina”, z. Driton Balaj, si dhe përfaqësues të stafit akademik nga universitetet private. Dekani Balaj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve publike dhe universiteteve, duke e cilësuar këtë program si të vlefshëm për përgatitjen profesionale të studentëve.

Drejtori Hyseni shtoi se ky program është pjesë e vizionit të ATK-së për ndërtimin e një administrate moderne dhe bashkëpunuese, ku drejtësia dhe transparenca janë parime themelore, dhe ku proceset zhvillohen pa asnjë ndërhyrje të jashtme, duke u fokusuar në edukimin tatimor dhe forcimin e besimit me qytetarët dhe bizneset.