Në anën tjetër Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, z.Behxhet Haliti shprehu konsideratën më të lartë për përfaqësuesit institucional, duke theksuar se – “Takimet e këtilla si ky i sot, ashtu siç i kemi pasur në të kaluarën dhe besoj se do t’i kemi edhe më intensive në të ardhmen, janë të një rëndësie të posaçme. Përmes zërit të biznesit ne kemi arritur edhe të modifikojmë legjislacionin tatimor, gjë që do të vazhdojmë të bëjmë edhe në të ardhmen nëse është e nevojshme, duke punuar gjithmonë me një përkushtim për ofrim transparent dhe efektiv të shërbimeve, zbatim të barabartë dhe të njëtrajtshëm të ligjit, si dhe një angazhim për përmbushjen vullnetare”.
z.Haliti gjithashtu nënvizoi se ATK, ka një strategji të përmbushjes, një plan veprimi një vjeçar dhe plane operative ditore gjë që le të kuptohet se të gjitha aktivitetet janë të planifikuara dhe se ATK si institucion me autorizime të rëndësishme për shtetin dhe për popullatën, si në të tashmen ashtu edhe në të ardhmen, është duke bërë të gjitha përpjekjet që të zbatojë në përpikëri legjislacionin tatimor.
Në vijim, të pranishmit shqyrtuan mundësitë e bashkëpunimit dhe u dakorduan që takimet e tilla të jenë të rregullta.
Gjatë këtij takim, para të pranishmeve u prezantuan në mënyrë vizual reformat e deklarimit elektronik si dhe reformat e regjistrimit të biznesit.