Raporto 0800 80 800

Administrata Tatimore e Kosovës

Poreska Administracija Kosova

Tax Administration of Kosovo

KOMUNIKATË PËR MEDIA – Vazhdon programi i Edukimit Profesional

Në kuadër të programit të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional, me datë 04 Maj 2023 është mbajtur sesioni i radhës informues në bashkëpunim me Shoqatën e Kontabilistëve dhe Auditorëve të Certifikuar të Kosovës, me temat:

 

  1. APLIKIMI I NGARKESËS SË KUNDËRT PËR TVSH PËR SHËRBIMET E BLERA JASHTË KOSOVËS;
  2. APLIKIMI I NGARKESËS SË KUNDËRT PËR TVSH NË SEKTORIN E NDËRTIMTARISË;
  3. MOMENTI I LINDJES SË DETYRIMIT PËR TVSH;
  4. E DREJTA E ZBRITJES SË TVSH; dhe
  5. RREGULLIMET E ZBRITJEVE PËR TVSH.

 

Përmes këtij sesioni, anëtarët e SHKÇAK janë njoftuar lidhur me aplikimin e Ngarkesës së kundërt të TVSH-së si për shërbimet e blera jashtë vendit, po ashtu, edhe për shërbimet në lëminë e ndërtimtarisë brenda territorit të Kosovës.

Më konkretisht, përmes këtij seminari/EVP janë ofruar sqarime të detajuara se si dhe kur duhet të aplikohet Ngarkesa e kundërt e TVSH-së për shërbimet e blera jashtë vendit dhe shërbimet në lëminë e ndërtimtarisë brenda vendit, kush janë personat e obliguar për të aplikuar ngarkesën e kundërt, si duhet të bëhet faturimi kur aplikohet ngarkesa e kundërt, si bëhet llogaritja e TVSH-së kur aplikohet ngarkesa e kundërt, si bëhet zbritja e TVSH-së kur aplikohet ngarkesa e kundërt, cilat janë shërbimet në lëmin e ndërtimit për të cilat duhet të aplikohet ngarkesa e kundërt, etj. Po ashtu, pjesëmarrësit janë njoftuar edhe për pasojat që mund të lindin sipas legjislacionit tatimor në rastet kur nuk aplikohet ngarkesa e kundërt për TVSH.

Gjithashtu, përmes të këtij seminari/EVP janë ofruar sqarime të detajuara lidhur me momentin e lindjes së detyrimit për TVSH, të drejtën e zbritjes së TVSH, si dhe për rregullimet e zbritjeve për TVSH.

Në këtë seminar/EVP janë prezantuar edhe shembuj dhe ushtrime për të bërë më të mundur të kuptuarit e drejtë të të gjitha temave të lartcekura.

Gjatë këtij seminari, pjesëmarrësit parashtruan pyetje të ndryshme, lidhur me temat e prezantuara, si dhe pyetje të tjera lidhur me Legjislacionin Tatimor. Për të gjitha pyetjet e parashtruara nga pjesëmarrësit, janë ofruar përgjigje adekuate nga prezantuesi i seminarit.

Ligjërues i këtij sesioni ishte zt. Sami Salihu, zv. Zëvendës Drejtor Ekzekutiv në Administratën Tatimore të Kosovës.