Pra, Institucionet të cilat pranojnë Vërtetimin Tatimor gjatë shqyrtimit të lëndëve për të cilat është kërkuar dëshmia mbi gjendjen që personi ka në ATK, kanë mundësi të bëjnë verifikimin se ai Vërtetim Tatimor është identik me gjendjen e atij personi në Administratën Tatimore të Kosovës, në datën kur është lëshuar vërtetimi.
Verifikimi i Vërtetimit Tatimor, bëhet si vijon:
Posa të kyçeni në adresën http://evertetimi.atk-ks.org, në linkun Kërko Vërtetimin, shkruani numrin serik të Vërtetimit Tatimor të shkarkuar në mënyrë elektronike. P.sh. shkruani Numrin serik: 100000000XX dhe më pas kliko në butonin Kërko, do t’ju shfaqen të dhënat e tjera për vërtetimin përkatës nëpër fushat Numri Personal, Emri i Personit, Komuna, Arsyeja e lëshimit, Gjendja tatimore dhe Vlefshmëria.
Pra, pasi të jenë shfaqur të dhënat e vërtetimit, organi i cili ka kërkuar Vërtetimin Tatimor mund të bëjë krahasimet në mes vërtetimit të prezantuar nga pala dhe gjendjes se tatimpaguesit që kishte në ATK, në datën kur është lëshuar ai Vërtetim Tatimor.
Administrata Tatimore e Kosovës