Raporto 0800 80 800

Administrata Tatimore e Kosovës

Poreska Administracija Kosova

Tax Administration of Kosovo

Raportime 0800 80 800

KOMUNIKATË PËR MEDIA – Afër 1 miliard euro të hyra tatimore – më shumë përmbushje, më pak ndëshkime

Nga janari deri në shtator 2026, Administrata Tatimore e Kosovës ka mbledhur 908.8 milionë euro të hyra tatimore, apo 114.5 milionë euro më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit 2025, duke shënuar rritje prej 14.5%. Krahas rritjes së të hyrave, një tjetër zhvillim i rëndësishëm është rënia e numrit të ndëshkimeve per 22%. …

KOMUNIKATË PËR MEDIA – ATK merr pjesë në Samitin e Bashkimit Evropian për Administratat Tatimore TADEUS 2026 në Dublin

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Mentor Hyseni, së bashku me Zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm, Isen Lipovica, morën pjesë në Samitin e BE-së për Administratat Tatimore (TADEUS) 2026, i cili u mbajt në Dublin të Irlandës. Samiti, i organizuar në Kalanë e Dublinit nën drejtimin e Komisioneres së Administratës Tatimore dhe Doganore të Irlandës, …

KOMUNIKATË PËR MEDIA – Drejtori i ATK-së merr pjesë në takimin e FMN-së për reformat fiskale

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Mentor Hyseni mori pjesë në Takimin Vjetor të Koordinimit të Programit për Reformat Fiskale në Evropën Juglindore, të organizuar nga Departamenti për Çështje Fiskale (FAD) i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), më 29 dhe 30 shtator 2026, në Bernë të Zvicrës. Takimi mblodhi zyrtarë të lartë nga institucionet …

KOMUNIKATË PËR MEDIA – ATK në fokus bizneset që përmbushin kriteret për regjistrim në TVSH

Administrata Tatimore e Kosovës, bazuar në analizat e të dhënave të saj, ka identifikuar një kategori të tatimpaguesve për të cilët, nga deklarimet e dorëzuara për periudhat tatimore 2024 dhe 2025, ka indikacione të arsyeshme se mund të kenë përmbushur kriterin ligjor për regjistrim në Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), përkatësisht qarkullimin vjetor mbi …

KOMUNIKATË PËR MEDIA – ATK rrit kapacitetet profesionale me 39 inspektorë të rinj dhe mbledhës të borxheve

Administratës Tatimore të Kosovës i janë bashkuar sot 39 punonjës të rinj, nga të cilët 32 inspektorë fillestarë dhe 7 mbledhës të borxheve, duke rritur kapacitetet profesionale dhe operacionale të institucionit. “Ju uroj suksese në detyrat tuaja të reja dhe ju përgëzoj për rezultatet e treguara gjatë këtij procesi. Mbi 2,000 kandidatë kanë konkurruar për …

KOMUNIKATË PËR MEDIA – ATK dhe Dogana forcojnë bashkëpunimin kundër ekonomisë joformale

Administrata Tatimore e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, së shpejti do të nisë zbatimin e Planit të Përbashkët të Veprimit për luftimin e ekonomisë joformale. Plani synon forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe koordinimin e kontrolleve të përbashkëta në terren, me fokus në fushat me risk dhe interes të përbashkët, duke mundësuar ndjekjen e …

KOMUNIKATË PËR MEDIA – Kryeministri Kurti dhe Ministri Murati vizituan ATK-në

Kryeministri i Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Financave, Hekuran Murati, vizituan sot Administratën Tatimore të Kosovës, ku u pritën nga Drejtori i Përgjithshëm, z. Mentor Hyseni, dhe Menaxhmenti i Lartë i ATK-së. Gjatë vizitës u diskutua për rezultatet e punës së ATK-së, rritjen e të hyrave, forcimin e permbushjes tatimore, …

KOMUNIKATË PËR MEDIA – Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, z. Mentor Hyseni, zhvilloi një takim me përfaqësuesit e Autoritetit të Konkurrencës të Republikës së Kosovës

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, z. Mentor Hyseni, zhvilloi një takim me përfaqësuesit e Autoritetit të Konkurrencës të Republikës së Kosovës, me fokus në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe koordinimin e aktiviteteve në fusha me rëndësi të përbashkët. Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e avancimit të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, veçanërisht …

REAGIM – Lidhur me raportimet e publikuara nga portalet Insajderi dhe Demokracia

Administrata Tatimore e Kosovës, me qëllim të informimit të drejtë, të saktë dhe objektiv të opinionit publik, reagon ndaj raportimeve të publikuara më datë 26.08.2026 nga portalet “Insajderi” dhe “Demokracia”, lidhur me një procedurë të prokurimit publik në ATK. ATK sqaron se pretendimi se udhëheqësi i prokurimit pranë ATK-së nuk respekton Ligjin për Prokurimin Publik …