Raporto 0800 80 800

Administrata Tatimore e Kosovës

Poreska Administracija Kosova

Tax Administration of Kosovo

Njoftim – Administrata Tatimore e Kosovës organizon Seminar për Tatimpagues

TEMA:

  • Deklarimi Vjetor i Tatimeve dhe Raportimi i Pasqyrave Financiare

 

SEMINARI MBAHET:

Data Regjioni Ora Vendndodhja
18.02.2025 Ferizaj 10:30 Salla e Kuvendit Komunal në Ferizaj
19.02.2025 Pejë 10:30 Salla e Kuvendit Komunal në Pejë
20.02.2025 Prizren 10:30 Hotel “City”, Prizren
21.02.2025 Gjakovë 10:30 Salla e Kuvendit Komunal (ish-objekti i Bankoosit) në Gjakovë
24.02.2025 Mitrovicë 10:30 Salla e AZHR-së, Zona Industriale në Mitrovicë
25.02.2025 Prishtinë 10:00 Hotel “Venus” (te Prishtina Mall rruga për Lipjan) në Prishtinë
26.02.2025 Gjilan 10:30 Salla e re e Kuvendit Komunal në Gjilan

Në këto seminare, ftohen të marrin pjesë: tatimpaguesit, përfaqësuesit e bizneseve, OJQ-të, njësitë e përhershme, kontabilistët dhe qytetarë të interesuar, me qëllim që të informohen më shumë rreth: deklarimit vjetor të tatimeve, përmbushjes së detyrimeve tatimore, ndryshimeve ligjore, si dhe kërkesave për raportimin e pasqyrave financiare.

Në këto seminare do të ofrohen informata të detajuara dhe shembuj praktik lidhur me deklarimin dhe pagesën e Tatimit në të Ardhura Personale (nga Bizneset Individuale, Ortakëritë dhe Individët) dhe Tatimit në të Ardhura të Korporatave (nga Personat Juridik).

Po ashtu, do të ofrohen edhe informata të detajuara lidhur me kërkesat për raportim të pasqyrave financiare në përputhje me Ligjin për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim, në fuqi.

 

Për informata tjera kontaktoni:

 

Telefoni: 038/200-250 17

E-mail: info@atk-ks.org

Web: www.atk-ks.org