TEMA:
- Deklarimi Vjetor i Tatimeve dhe Raportimi i Pasqyrave Financiare
Administrata Tatimore e Kosovës njofton se në ditët në vijim do të organizojë seminare informuese për tatimpaguesit, me qëllim ofrimin e udhëzimeve praktike dhe informacioneve të rëndësishme lidhur me Deklarimin Vjetor të Tatimeve, ndryshimet ligjore, si dhe raportimin e Pasqyrave Financiare.
Në këto seminare ftohen të marrin pjesë tatimpaguesit, përfaqësuesit e bizneseve, OJQ-të, kontabilistët, si dhe të gjithë qytetarët e interesuar.
Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të informohen drejtpërdrejtë për:
Qëllimi i këtyre seminareve është mbështetja e komunitetit të tatimpaguesve në përmbushjen e saktëdhe në kohë të detyrimeve tatimore, si dhe rritja e transparencës dhe bashkëpunimit me Administratën Tatimore.
Orari dhe vendet e mbajtjes së seminareve:
| Data | Regjioni | Ora | Vendndodhja |
| 24.02.2026 | Gjilan | 10:30 | Universiteti Publik “Kadri Zeka”, Salla A-34, Gjilan |
| 25.02.2026 | Mitrovicë | 10:30 | Salla e trajnimeve – Ndërtesa e ATK-së, Mitrovicë |
| 27.02.2026 | Gjakovë | 10:30 | Salla e Bibliotekës – “Teki Dervishi” – Kati i dytë, Gjakovë |
| 02.03.2026 | Prishtinë | 10:00 | Amfiteatri i Madh – Fakulteti Ekonomik, Prishtinë |
| 03.03.2026 | Prizren | 10:30 | Universiteti i Prizrenit ‘’Ukshin Hoti ‘’, Prizren |
| 04.03.2026 | Pejë | 10:30 | Salla e Kuvendit Komunal, Pejë |
| 05.03.2026 | Ferizaj | 10:30 | Salla e Kuvendit Komunal, Ferizaj |
Për informata tjera kontaktoni:
Telefoni: 038/200-250 17
E-mail: info@atk-ks.org
Web: www.atk-ks.org