Njoftohen të gjithë kandidatët që kanë aplikuar në konkursin e fundit të ATK-së, se kandidatët të cilët kanë kaluar fazën e verifikimit paraprak do t’i nënshtrohen testimit me shkrim, i cili do të mbahet sipas orarit të përcaktuar më poshtë:
Për pozitën: “Inspektor i Nivelit Fillestar” testi do të mbahet më 20 korrik 2026, në Fakultetin Ekonomik dhe Juridik, në dy termine:
-
- Ora 13:00
- Ora 15:00
Për pozitën: “Zyrtar i Mbledhjes së Borxheve” testi do të mbahet më 20 korrik 2026, në Fakultetin Teknik,
-
- Ora 11:00
Kandidatët duhet të paraqiten në vendin e testimit të paktën 30 minuta para fillimit të testit dhe të kenë me vete një dokument identifikimi të vlefshëm (letërnjoftim, pasaportë ose patentë shofer).
Ju urojmë suksese të gjithë kandidatëve!
Nuk lejohet përdorimi i kalkulatorëve, telefonave celularë, orëve inteligjente apo çfarëdo pajisjeje tjetër elektronike gjatë testit.
VËMENDJE: Ju njoftojmë se, për qëllime të identifikimit tuaj gjatë testimit, në adresën tuaj elektronike do të pranoni një Kod Unik, dhe të gjitha udhëzimet e tjera lidhur me këtë proces!