Raporto 0800 80 800

Administrata Tatimore e Kosovës

Poreska Administracija Kosova

Tax Administration of Kosovo

(sq)

Disa nga veprimtaritë, si: tregti, prodhim, shërbim, shëndetësi, hoteleri, arsim, transport, artistike-zbavitëse, etj. nuk zbatojnë këtë obligim, prandaj ATK, u bënë thirrje që të pajisen me Arkë Fiskale dhe të lëshojnë kuponë fiskal.

  • Identifikimi dhe fiskalizimi i bizneseve të cilat nuk janë të pajisura me Arka Fiskale, si dhe identifikimi dhe ndërmarrja e masave korrigjuese për bizneset të cilat janë pajisur me Arka Fiskale dhe nuk lëshojnë kuponë fiskal gjatë shitjes apo kryerjes së shërbimeve.

 ATK, inkurajon të gjitha kategoritë e lartpërmendura që t’i përgjigjen në mënyrë të saktë kërkesës ligjore, në të kundërtën ATK, do të detyrohet që të ndërmarrë masat ndëshkuese konform legjislacionit tatimor, si: aplikimi i ndëshkimeve administrative apo edhe anulimi i Numrit Fiskal.

Me kryerjen e detyrimeve tuaja tatimore, ju do të kontribuoni direkt në financimin e programeve qeveritare siç janë: ofrimi i shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, mirëqenie shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie më të mirë ekonomike dhe shoqërore.