Raporto 0800 80 800

Administrata Tatimore e Kosovës

Poreska Administracija Kosova

Tax Administration of Kosovo

(sq)

Me këtë rast Administrata Tatimore e Kosovës u kërkon ndjesë për problemet eventuale teknike të shkaktuara si dhe ju inkurajon që për t’iu shmangur problemeve në të ardhmen të aplikoni sa më shpejtë për t’u regjistruar për përdorimin e Deklarimit Elektronik – EDI-t duke vizituar zyret e NJTM-së në adresën rr. Fehmi Agani p.n. Departamenti i Edukimit dhe Shërbimit të Tatimpaguesve, përkatësisht tek znj. Shpresa Duriqi me c’rast do të nënshkruni kontratën për përdorim dhe do të merrni tokenin. Ju rekomandojmë që të kontaktoni znj. Duriqi në numrin e telefonit 038/200 346 41 para se të shkoni për t’i marr tokenët, në mënyrë që ajo t’ua pregadis si dhe nëse nuk jeni pronar i biznesit duhet të keni autorizim për të marr tokenin e kontratën për biznesin të cilin përfaqësoni.

Ju rikujtojmë që në të ardhmen e afërt deklarimi elektronik – EDI, do të jetë obligativ dhe do të jetë e vetmja vegël që do të mundësoj deklarimin e tatimit – prandaj aplikoni sa më shpëjtë, në mënyrë që t’i ikni pritjes në rradhë!

ATK edhe një hërë ju kërkon ndjesë për problemet e shkaktuara dhe ju falemnderon për mirëkuptim!