Njoftohen të gjithë kandidatët që kanë aplikuar në konkursin e fundit të ATK-së se, për shkak të numrit të madh të aplikimeve, si dhe ankesave të pranuara, procesi i shqyrtimit të tyre ka kërkuar më shumë kohë.
Pas përfundimit të trajtimit të të gjitha ankesave, listat përfundimtare të përditësuara do të publikohen sipas këtij afati, për pozitën “Zyrtar i Mbledhjes së Borxheve” më 10.07.2026, ndërsa për pozitën “Inspektor i Nivelit Fillestar” më 15.07.2026.
Të gjitha listat përfundimtare do të jenë të qasshme në linkun e mëposhtëm:
https://www.atk-ks.org/employment/
Ju falënderojmë për mirëkuptimin