Raporto 0800 80 800

Administrata Tatimore e Kosovës

Poreska Administracija Kosova

Tax Administration of Kosovo

Raportime 0800 80 800

Njoftim për opinionin publik

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) njofton opinionin publik se informacionet e publikuara në rrjetet sociale nga qytetari Fisnik Çerkini, lidhur me “mbylljen e një biznesi” në emër të ATK-së, janë të pavërteta.

Në lidhje me këtë publikim, ATK sqaron sa vijon:

  1. Administrata Tatimore e Kosovës nuk ka autorizuar asnjë veprim që përfshin përdorimin e logos, emrit apo identitetit institucional të saj, me qëllim të krijimit të përshtypjes se institucioni ka ndërmarrë vendim për mbyllje të ndonjë biznesi.
  2. Çdo përdorim i paautorizuar i logos apo elementeve të identitetit institucional të ATK-së paraqet rrezik për keqinformim të opinionit publik dhe cenim të besueshmërisë e integritetit të institucionit, i cili vepron në përputhje me parimet e ligjshmërisë, profesionalizmit dhe transparencës.
  3. Përdorimi pa leje i elementeve zyrtare të identitetit të ATK-së përbën shkelje të etikës administrative dhe mund të ketë pasoja ligjore. Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (nenet 407 dhe 409), përdorimi i paautorizuar i dokumenteve apo simboleve zyrtare mund të sjellë përgjegjësi penale.

Administrata Tatimore e Kosovës distancohet plotësisht nga ky publikim dhe i bën thirrje qytetarëve dhe bizneseve që informacionet zyrtare t’i marrin vetëm përmes kanaleve zyrtare të komunikimit të ATK-së.