Znj. Shabanaj, në bashkëpunim me kolegët tjerë do të mundohet t’ua gjej zgjidhjen në periudhë sa më të shkurtër kohore, megjithatë ne ju lusim për mirëkuptim nëse përgjigja juaj mund të vonohet.
Për ju që nuk keni arritur të merrni tokenët dhe kontratat, ju lusim që duke filluar nga data 13 Shtator të vizitoni zyren e NjTM-së në adresën rr.Tirana (afër Lulishtes), Departamenti i Edukimit dhe Shërbimit të Tatimpaguesve, përkatësisht tek znj. Shpresa Duriqi për t’i marrë ato. Ju rekomandojmë që të kontaktoni znj. Duriqi në numrin e telefonit 038/200 346 41 para se të shkoni për t’i marr tokenët, në mënyrë që ajo t’ua pregadis.
Gjithashtu, ua ritheksojmë se nëse nuk jeni pronar i biznesit duhet të keni autorizim për të marr tokenin e kontratën për biznesin të cilin përfaqësoni.
Administrata Tatimore e Kosovës edhe një hërë ju falenderon për bashkëpunim dhe mirëkuptim.