Ligji Mbi Administratën Tatimore dhe Procedurat për mallrat pa origjinë parasheh:
Kur një person i angazhuar në aktivitet ekonomik posedon mallra pa origjinë, ai person do t’i nënshtrohet ndëshkimit administrativ me njëzetepesë përqind (25%) të vlerës së tregut së mallrave. Ato mallra mund të merren dhe të mbahen në kujdestari të ATK-së, me qëllim të caktimit të detyrimit penal.
Kërkojmë nga tatimpaguesit që të mos furnizohen me mallra pa faturë dhe dokumentacion, ta regjistrojnë atë, ta deklarojnë dhe të paguajnë detyrimet tatimore.
Po ashtu, ATK ka një numër kompentenacash dhe autorizimesh të dhëna me ligj që të mbledh borxhet tatimore, të krijuara nga tatimpaguesit apo TAK, si rrjedhojë e aktiviteteve ekonomike të kryera.
Administrata Tatimore e Kosovës kërkon që të gjithë borxhlinjtë tatimor të kryejnë obligimet tatimore sipas procedurave të parapara me ligj, dhe t’i shmangin veprimet e mbledhjes me forcë për mbledhjen e borxhit,
Deri më datë 30 Prill, do të pauzojë aktivitetet e mbledhjes me forcë për t’u dhënë mundësinë tatimpaguesve të rregullojnë regjistrimet dhe borxhet e tyre.
Ju lutemi, kryeni obligimet dhe mos ngarkoni tatimin me kosto shtesë.