Raporto 0800 80 800

Administrata Tatimore e Kosovës

Poreska Administracija Kosova

Tax Administration of Kosovo

Njoftim për tatimpagues

Të nderuar tatimpagues Administrata Tatimore e Kosovës ju njofton se bazuar në Urdhëresën e Ministrisë së Ekonomisë, Punës, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), të datës: 23 Mars 2020, është duke ju dërguar përmes e-mailit formën e vërtetimit për lëvizje të lirë të bizneseve, të cilat janë të regjistruara sipas NACE KODIT, të listuar në urdhëresën e lartpërmendur.

Formulari “Vërtetim për lëvizje të lirë” mund të shkarkohet në këtë link/vegëz, ku më pastaj duhet të plotësohet me të dhënat e kërkuara për firmën/subjektin dhe për secilin punonjës, për të cilët kërkohet lëvizje e lirë, përgjatë orareve me kufizim në situatën e emergjencës për shëndetin publik.

Për më tepër ATK ka publikuar në ueb-sajtin zyrtar listën e tatimpagueseve,  të cilët janë pjesë e kësaj urdhërese:

Lista e bizneseve sipas MEPTINIS