Raporto 0800 80 800

Administrata Tatimore e Kosovës

Poreska Administracija Kosova

Tax Administration of Kosovo

Njoftim për tatimpagues – Aplikimi online për kërkesë të marrëveshjes për pagesë të obligimeve tatimore me këste

Administrata Tatimore e Kosovës, vazhdimisht është në përpjekje që të ofroj lehtësira më të mëdha për tatimpagues. Andaj, me qëllim që tatimpaguesit të kenë sa më të lehtë përmbushjen e obligimeve tatimore,  ATK në sistemin elektronik EDI ka shtuar edhe një shërbim të ri, i cili ka të bëjë me kërkesën për marrëveshjen e pagesës me këste të obligimeve tatimore.

Përmes kësaj kërkese, tatimpaguesit mund të kërkojnë arritjen e një marrëveshje të pagesës së borxhit tatimor të pashlyer.

ATK, fton tatimpaguesit që ta shfrytëzojnë këtë mundësi, në mënyrë që duke shmangur kontaktin fizik të kontribuojmë në parandalimin e COVID-19.

Kërkesa në fjalë gjendet në mënynë Shërbimet-Kërkesë për Marrëveshje Pagese.