Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) njofton të gjithë personat fizikë (jo-afaristë dhe afaristë) dhe juridikë se, bazuar në Udhëzimin Administrativ (MF) Nr. 01/2026 për Shfrytëzimin e Pajisjeve Elektronike Fiskale, Sistemeve Fiskale dhe Softuerëve Elektronikë Fiskalë, si dhe në dokumentin “Kërkesat Specifike Teknike dhe Funksionale për Pajisjet Elektronike Fiskale/Sistemet Fiskale dhe Softuerët Elektronikë Fiskalë”, është hapur procesi i aplikimit për certifikimin dhe mirëmbajtjen e Softuerëve Elektronikë Fiskalë (SEF).
Me këtë rast, ftohen të gjithë personat fizikë dhe juridikë që plotësojnë kushtet e përcaktuara nga ATK-ja të aplikojnë për t’u autorizuar si Operatorë Ekonomikë për shitjen, instalimin dhe mirëmbajtjen e SEF-ve.
Kriteret e aplikimit, dokumentacioni i nevojshëm, si dhe procedurat për certifikim dhe mirëmbajtje, gjenden në faqen zyrtare të ATK-së. Ju ftojmë të shkarkoni dokumentin:
Aplikimi bëhet në mënyrë elektronike përmes formularit elektronik “Aplikimi për SEF” në uebfaqen e ATK-së ose në mënyrë fizike përmes dorëzimit të kërkesës dhe dokumentacionit përcjellës në origjinal në Arkivin e Zyrës Qendrore të ATK-së.
Për informata shtesë lidhur me procesin e aplikimit, mund të kontaktoni:
Tel: +383 38 200 255 09
Email: afrim.berisha@atk-ks.org
Uebfaqe: www.atk-ks.org
Administrata Tatimore e Kosovës