Raporto 0800 80 800

Administrata Tatimore e Kosovës

Poreska Administracija Kosova

Tax Administration of Kosovo

Njoftim për tatimpagues – ATK, plotëson/ndryshon dokumentin “Kërkesat Specifike, Teknike dhe Funksionale për Pajisjet Elektronike Fiskale”

Administrata Tatimore e Kosovës, njofton tatimpaguesit se ka bërë disa plotësim / ndryshime në dokumentin ”Kërkesat Specifike, Teknike dhe Funksionale për Pajisjet Elektronike Fiskale”. Këto ndryshime janë bërë në nenin “Kërkesat për Terminalin Tatimor (TT) – Transmetimi i të dhënave” dhe nenin “Sistemi Fiskal për sektorë të veçantë – TAXI”.

 

ATK ri-njofton të gjithë tatimpaguesit se bazuar në  Udhëzimin Administrativ MF-Nr. 02/2018 për Shfrystëzimin e Pajisjeve Elektronike dhe Sistemeve Fiskale dhe në mbështetje të dokumentit Kërkesat Specifike Teknike dhe Funksionale për Pajisjet Elektronike Fiskale / Sistemet Fiskale,   Plotësim / Ndryshim i Kërkesave Specifike Teknike dhe Funksionale për Pajisjet Elektronike Fiskale / Sistemet Fiskale mund të bëheni Operator të autorizuar për furnizim, instalim dhe mirëmbajtje të Pajisjeve Elektronike Fiskale/Sistemeve Fiskale (PEF/SF).

Pra, përmes këtij njoftimi, ftohen të gjitha kompanitë e interesuara, se mund të aplikojnë që të bëhen Operator të autorizuar të PEF/SF, për një apo më shumë modele specifike, në çdo kohë sipas kritereve të publikuara nga ATK, për Autorizim si Operator Ekonomik me të drejtë shitje, instalimi dhe mirëmbajtje të PEF/SF.

Kushtet që duhet plotësuar dhe dokumentet që duhet të dorëzohen për aplikim mund t’i gjeni në ueb faqen e ATK-së, shkarko: Kushtet administrative për autorizim.

Aplikimin mund ta bëni edhe përmes sistemit të ATK, mirëpo kërkesa së bashku me dokumentet tjera origjinale duhet të dorëzohen fizikisht në zyrën e Arkivit në ATK.

Linku për aplikim përmes sistemit: https://arka.atk-ks.org/#/requesteconomicoperator/create.

 

Për më shumë informata mund të drejtoheni përmes:

Tel: +381 38 200 255 09

E-mail: info@atk-ks.org

Webpage: www.atk-ks.org

 

ATK mban premtimin për kujdesin e vazhdueshëm ndaj tatimpaguesve!

Administrata Tatimore e Kosovës

Yll Shahini Njoftimet